Policia “fton” familjarët për të plotësuar formularët
25/02/2005 Dy muaj pas zhdukjes së “Vlorës”
DURRËS - Pasi ka kaluar më shumë se 2 muaj nga humbja e anijes “Vlora” me tre marinarë të ekuipazhit, policia nis plotësimin e formularëve. Prindërit, vëllezërit dhe gratë e marinarëve të humbur janë njoftuar një ditë më parë nga inspektori i zonës se ata duhet të paraqiteshin në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit për të deklaruar gjithçka që dinin rreth humbjes së të afërmve të tyre. Paraditen e djeshme janë paraqitur në dyert e policisë Silvana Doku (gruaja e kapitenit të anijes Genci Doku), Sokol Saliu, vëllai i marinarit Artur Saliu dhe vëllai i marinarit Haxhi Hallulli, Kadri Hallulli. Familjarët pas takimit kanë thënë se në policia veçse kanë kryer formalitetet, të cilat duhet të ishin bërë dy muaj më parë. Ata kanë pohuar se ndihen të lehtësuar që së fundi shteti nisi të lëvizë për të zbardhur historinë e marinarëve të humbur më 20 dhjetor 2004. Sipas familjarëve, policia është justifikuar për vonesën me faktin se ata kanë pritur përfundimin e përpjekjeve të pronarit të anijes, gjë që nuk ka bindur familjarët. Në ditët e tjera thuhet se në polici do të deponojnë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së marinarëve. Para se ata të merreshin në pyetje nga policia, familjarët e tre marinarëve të zhdukur kanë folur për median, duke ngritur dhe dyshimet e tyre se të afërmit mund t’i kenë gjallë dhe se po mbahen peng në ndonjë vend.