E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrëzohet nga biçikleta,përfundon në spital

25/02/2005  Polici i jep ndihmën e parë

Vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën 25-vjeçari Servet Islami, i cili është shtruar në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Islami është aksidentuar në mbrëmjen e së mërkurës në një kanal prej betoni, në afërsi të shtëpisë së tij. Ka qenë

punonjësi i policisë Avni Hyseni, i cili e ka parë 25-vjeçarin duke i afruar edhe ndihmë. Sipas policisë, Islami, banor i fshatit Kullë, të bashkisë Manzë, pasi ka mbyllur lokalin e tij “Lojëra fati” është nisur për t’u kthyer në shtëpi, hipur në biçikletë. Reshjet e shiut kanë bërë që ai të humbasë kontrollin dhe 25-vjeçari ka rënë më pjesën e parme të kokës në një kanal të thellë kullues prej betoni. Islami mendohet se ka qëndruar pa ndjenja disa orë, pasi atij nuk i është dhënë asnjë ndihmë, sepse rruga ka qenë e braktisur nga kalimtarët në kohën e aksidentit, i cili mendohet të ketë ndodhur pas orës 21.00. Ai është diktuar rastësisht nga punonjësi i policisë, i cili e ka transportur me makinën e tij në spitalin e Durrësit. Shtetasit Servet Islami i është dhënë ndihma e duhur nga bluzat e bardha të spitalit të Durrësit, por duket se gjendja e tij është tejet e rëndë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›