E Shtunë, 31 Tetor 2026

FRESSH, rrjet me të rinjtë për shkëmbim eksperiencash

Në ditën ndërkombëtare të rinisë, Forumi Rinor Eurosocialist në vazhdimësi të turit "Për politikat rinore vendosin të rinjtë" ishte dje në Durrës, për të shkëmbyer mendime dhe eksperienca me të rinjtë e Durrësit dhe për të debatuar mbi politikat rinore. Të rinjtë e Durrësit shprehën mendimin e tyre se si mund të ndryshojë sistemi shkollor i mesëm dhe ai universitar dhe se si mund të realizohen apo bëhen konkrete politikat e ndryshme të punësimit për të rinjtë. Të rinjtë shprehën indinjatën e tyre për mosrealizimin e Kartës së Studentit, një nga prioritetet e qeverisë “Berisha” për të rinjtë. Në takim ishin të pranishëm dhe një përfaqësi e të rinjve të Shkodrës, Lezhës dhe Korçës, të cilët u mbështetën nga FRESSH për të ndjekur debatet e moshatarëve të tyre nëpër qytetet e tjera. FRESSH synon kështu të ngrejë një network të rinjsh, të cilët do të debatojnë, shkëmbejnë mendime dhe eksperienca për të pasuruar sa më shumë programin e ri të Partisë Socialiste të 2009 për të rinjtë, i cili është quajtur nga FRESSH "Libri i të Rinjve". Ky është qyteti i katërt në të cilin FRESSH zhvillon këtë takime me të rinjtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›