Topi: Pavarësia e Kosovës i shërben edhe Serbisë
Presidenti Bamir Topi ka dhënë një intervistë për agjencisë e lajmeve serbe BETA, ku ka komentuar aktualitetin në rajon. Kreu i shtetit shqiptar ka thënë se pavarësia e Kosovës i ka shërbyer të gjithë rajonit, madje edhe vetë Serbisë. Sipas tij, kjo pavarësi i ka hapur rrugën sigurisë në rajon dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik dhe rritjes së investimeve të huaja. Gazetari serb ka pyetur në veçanti Presidentin shqiptar në lidhje me atë që cilësohet si Shqipëria e Madhe ose një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, Topi ka garantuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi e ardhmja e shqiptarëve do të jetë nën çatinë e Bashkimit Evropian. “E ardhmja e shqiptarëve nuk është Shqipëria e Madhe, por Evropa e Madhe”, - është shprehur Topi. Presidenti Bamir Topi ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, marrëdhëniet me Maqedoninë, Malin e zi etj. Fundi i intervistës i është kushtuar tolerancës fetare në Shqipëri, për të cilët Presidenti Topi ka thënë se ndihet krenar që është Presidenti i Shqipërisë.
Cili është mendimi juaj për gjendjen e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, sidomos po të kihet parasysh fakti që Shqipëria është një nga vendet që kanë njohur Kosovën dhe në kontekstin e masave të marra nga Serbia kundër këtyre vendeve?
Marrëdhëniet me Republikën e Serbisë, Republika e Shqipërisë i mbështet në parimet e politikës së saj të jashtme me vendet e rajonit; parimin e reciprocitetit, atë të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal në funksion edhe të një qëllimi madhor, integrimit në strukturat evropiane dhe euroatlantike për të kthyer rajonin në një hapësirë paqeje, stabiliteti dhe prosperiteti, në një terren të politikave të përbashkëta të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Pavarësisht nga qëndrimet diametralisht të kundërta për çështjen e Kosovës, marrëdhëniet tona me këtë vend ravijëzohen si më poshtë: Zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe pa paragjykime e kushtëzime duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit dypalësh në marrëdhëniet politike, shkëmbimet tregtare, lëvizjen e lirë të njerëzve, shkëmbimet kulturore, arsimore, shkencore, turistike, në interes të dyja vendeve tona dhe të sigurisë e stabilitetit afatgjatë në rajon. Stabiliteti i rajonit buron dhe varet në një masë të konsiderueshme nga qëndrueshmëria dhe zhvillimi mbi parime demokratike të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe dy popujve. Për sa i takon Shqipërisë ajo do të bëjë gjithçka që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të zhvillohen normalisht. Shqipëria mbështet procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Serbisë, duke dëshiruar që edhe ajo të bëhet pjesë e ritmeve tashmë të shpejta të afrimit të Ballkanit Perëndimor me Brukselin.
Menjëherë sapo u zgjodhët President i Shqipërisë, ju dhatë mbështetjen tuaj për një Kosovë të pavarur, gjë që solli kritika të ashpra nga Beogradi. Më vonë ju deklaruat se një Kosovë e pavarur do t’i kontribuonte paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan dhe në Evropë. Çfarë arsyesh keni që e mbështesni kaq fort pavarësinë e Kosovës?
Unë vazhdoj të jem i bindur se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhja politike më e duhur jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por për të gjithë rajonin. Pavarësia e Kosovës përbënte dhe makthin e fundit politik, por edhe psikologjik të zgjidhjes përfundimtare të procesit shpërbërës të ish-Jugosllavisë, pavarësi e cila respektoi një proces të rëndësishëm dhe transparent të monitoruar nga faktorë ndërkombëtarë me mandate, i cili nuk mund të zgjatej pafundësisht. Proceset e integrimit të rajonit tonë, të cilat janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar popujt e tij nga e kaluara e hidhur, janë sa përfshirëse aq edhe përjashtuese. Politikanët e Kosovës së bashku me komunitetin ndërkombëtar të mandatuar për statusin e Kosovës zgjodhën vendosmërisht rrugën e gjithëpërfshirjes si rrugën më të mirë për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës të Serbisë dhe të rajonit tonë. Lindja e shtetit të ri të Kosovës zgjidhi një problem të vjetër, për të cilin të gjithë ishin të ndërgjegjshëm që kërkonte një perspektivë evropiane, duke krijuar një hapësirë të sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë shumë të favorshme për investime të rëndësishme dhe për realizimin me sukses të programeve komunitare dhe rajonale me karakter politik, ekonomik, ushtarak dhe social.
Ju keni deklaruar që Kosova do të jetë një vend sipas standardeve evropiane. Çfarë mendoni për të ardhmen e Kosovës, meqë është “de facto” një protektorat ndërkombëtar dhe Serbia kundërshton ta njohë pavarësinë e saj?
Më 17 shkurt 2008 Kosova përfundoi rrugën e vështirë historike dhe filloi përballjen me të ardhmen e saj si shteti më i ri në botë, me qeverinë dhe institucionet e veta shtetërore të zgjedhura në mënyrë demokratike. Kosova përbën një realitet të ri gjeopolitik në rajonin tonë. Kushtetutën e saj, duke provuar në mënyrë të pakthyeshme se detyrimet dhe përgjegjësitë shtetërore u takojnë gjithnjë e më shumë autoriteteve vendore dhe më pak komunitetit ndërkombëtar. Deri sot ajo ka lidhur marrëdhënie diplomatike me 43 shtete të botës dhe ndodhet në një proces njohje edhe nga shumë vende të tjera. Standardet evropiane nuk janë vetëm parime teorike. Ato janë përvoja dhe praktika demokratike, për të cilat qeveria dhe Kuvendi i Kosovës po jep prova si nëpërmjet zgjedhjeve demokratike ashtu edhe nëpërmjet procesit të vënies në praktike të paketës “Ahtisari” për të krijuar një shtet modern, ku qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike apo fetare, ta ndjejnë veten të barabartë, ku familjet të jenë të garantuara të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre sipas kontributeve të barabarta, ku siguria për të ardhmen të jetë më e madhe se fantazma e së kaluarës.
Në janar ju u shpallët “Qytetar Nderi i Prishtinës”, ndërsa Universiteti i Prishtinës ju dha një doktoraturë nderi. Në atë kohë ju folët për fillimin “e një ere të re ekonomike” me Kosovën. Cili është bashkëpunimi në tërësi mes Tiranës dhe Prishtinës?
Vizita që bëra në Kosovë ishte jo vetëm e rëndësishme politikisht, por edhe e mbushur me shumë emocione dhe vlerësime si në planin institucional ashtu edhe në atë personal, për të cilën falënderoj politikanët e Kosovës, autoritetet e Prishtinës dhe të Universitetit të Prishtinës dhe të gjithë popullin e Kosovës. Rëndësia dhe përgjegjësia e vizitës sime atje shumëfishoheshin për faktin se ndodhi në momentin kur atmosfera e përgjithshme shfaqte padurim të përligjur për pavarësinë e Kosovës. Mesazhet e mia ishin sa mbështetëse për pavarësinë aq edhe siguruese dhe shpresëdhënëse se Shqipëria do të zhvillojë një bashkëpunim shumëplanësh me shtetin e ri që do të lindte. Me kënaqësi konstatoj se marrëdhëniet ekonomike Shqipëri–Kosovë po zhvillohen në kuadër të procesit të përbashkët të integrimit në Bashkimit Evropian dhe rajonal, duke u futur në rrjedhën e natyrshme të marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me vendet fqinjë. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës zhvillohen aktualisht nëpërmjet 35 marrëveshjeve dhe memorandumeve të bashkëpunimit ekonomik. Disa marrëveshje janë në proces. Tendenca e shkëmbimeve tregtare dhe e lëvizjes së njerëzve ka pësuar një rritje të ndjeshme muajt e fundit edhe për shkak të infrastrukturës së re që po ndërtohet. Autostrada Durrës-Kukës do të kthehet në një arterie të rëndësishme për Kosovën edhe për Serbinë, e cila do t’i lidhë ato shumë më shpejt jo vetëm me turizmin e Adriatikut të Jugut, por edhe me rrugët e vjetra detare të Adriatikut dhe të Mesdheut.
Shumë vetë kanë ende frikë për krijimin e një Shqipërie të Madhe, si pasojë e pavarësisë së Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë. Qeveria e Tiranës e ka mohuar gjithmonë këtë gjë dhe ju keni thënë që kjo nuk do të ketë të bëjë fare me ëndrrat e vjetra – dhe se Kosova dhe Shqipëria do të hyjnë në Bashkimin Evropian. A ju kanë cituar në mënyrë të saktë për këtë gjë?
Dëshiroj të nënvizoj se Shqipëria ka projektuar të ardhmen e saj në mënyrë të palëkundur në NATO dhe BE. Bashkimi Evropian, ku edhe Kosova kërkon të hyjë ashtu si edhe Serbia, sipas deklaratave të qeverisë se sapokrijuar, është një familje ku çdo vend duhet të hyjë me standarde të plotësuara, dinjitet, identitet dhe të qëndrojë si i barabartë mes të barabartëve. E ardhmja e shqiptarëve nuk është Shqipëria e Madhe, por Evropa e Madhe.
Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Maqedoninë për heqjen e vizave mes dy vendeve. Cili është mendimi juaj për marrëdhëniet në tërësi mes Tiranës dhe Shkupit dhe a mendoni që vendimi i Prishtinës për të shpallur pavarësinë mund të ndikojë mbi shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, për të konsideruar ndërmarrjen e hapave të ngjashëm?
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Maqedonisë janë shumë të mira dhe nga të dyja palët ka vullnet reciprok për përmirësimin e tyre në të gjitha planet. Unë personalisht takohem shpesh me Presidentin Cervenkovski, me të cilin konstatoj se kemi mendime të përafërta për çështje të karakterit dypalësh, rajonal dhe ato të integrimit. Së shpejti do të takohemi në Durrës. Ne jemi dy vende që po ndjekim me vullnet politik programet e integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian dhe jemi të interesuar të ndërtojmë një rajon të begatë, duke ofruar secili vend aftësitë dhe kapacitet e tij si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë rajonal. Në këtë frymë bashkëpunimi është nënshkruar edhe marrëveshja e fundit për heqjen e vizave mes dy vendeve, e cila pret hyrjen në fuqi pas ratifikimit të Parlamentit maqedonas. Në këtë klimë të favorshme dypalëshe një rol shumë pozitiv e luajnë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, të cilët sipas bindjeve politike japin kontributin e tyre në ndërtimin, demokratizimin dhe integrimin e shoqërisë maqedonase. Pavarësia e Kosovës gëzoi natyrshëm edhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët janë shumë të interesuar që të jetojnë në një rajon ku paqja është e vendosur përfundimisht, ku hapësira e pasigurisë të largohet nga kufijtë e vendit të tyre, ku fryma bashkëpunuese dhe toleranca të bëhen moto e politikave ndërshtetërore në rajon. Faktori shqiptar në rajon ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm, konstruktiv në të gjitha proceset integruese të rajonit tonë, përfshi pavarësinë e Kosovës i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm se zhvillimi i rajonit vjen vetëm nëpërmjet demokratizimit të politikave, shoqërive dhe liberalizimit të tregjeve. Shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e rëndësishme e kësaj prurjeje të re evropiane.
Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në Maqedoni gjatë zgjedhjeve parlamentare, a besoni se ekziston rreziku i një destabilizimi të ri në Maqedoni dhe më pas, si rrjedhojë edhe në rajon?
Demokracitë e reja të vendeve të rajonit janë duke u konsoliduar për të dhënë provën përfundimtare se ato janë të denja të bashkohen me demokracitë e vjetra të kontinentit. Prova e demokracisë shprehet në raportin me votën. Personalisht i dënova publikisht veprimet e dhunshëm që u shfaqën gjatë raundit të parë të zgjedhjeve të fundit në Maqedoni, duke menduar se ato nuk përfaqësonin frymën e përgjithshme të partive politike shqiptare dhe aspak aspiratën e shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Përsëritja e zgjedhjeve në respekt të ligjit dhe aktualisht formimi i koalicionit qeveritar me BDI-në, provojnë se Maqedonia zhvillon normalisht proceset e saj të brendshme demokratizuese dhe integruese dhe aspiron anëtarësimin e saj në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Cili është komenti juaj mbi mosmarrëveshjen rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë dhe përkeqësimit të dukshëm të marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve si rezultat i kësaj çështjeje?
Shqipëria do të dëshironte që kufijtë e sigurisë së lartë të NATO-s, të partneritetit dhe të zhvillimit të vrullshëm të përfshinin jo vetëm Maqedoninë, por të gjithë rajonin tonë. Uroj me shumë sinqeritet që ky problem të gjejë një zgjidhje. Në rastin konkret dëshiroj të analizoj situatën në disa plane: Së pari, kjo është një çështje e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet fqinjëve tanë jugorë e lindorë, me të cilët jemi të angazhuar në një bashkëpunim të gjithanshëm intensiv, dy dhe shumëpalësh, rajonal e në kuadër të proceseve integruese. Ne mirëpresim dhe kemi mbështetur zgjidhjen e saj nëpërmjet bisedimeve të tyre dypalëshe që janë në vijim në kuadër të Kombeve të Bashkuara.
Së dyti, qëndrimi ynë ndaj kësaj çështjeje në marrëdhëniet e marrëveshjet dypalëshe pasqyron vullnetin dhe interesin shtetëror për të zhvilluar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit të gjithanshëm si me Greqinë, ashtu edhe me Maqedoninë.
Gjatë negociatave që u zhvilluan, ndarja e Kosovës nuk u propozua zyrtarisht nga asnjëra prej palëve, por ajo është përmendur shpesh në raportet jozyrtare të medias dhe ekspertëve. Sipas mendimit tuaj, a do të kontribuonte një ndarje e mundshme për qëndrueshmërinë e rajonit?
Shumë shkurt, duke rimarrë atë që kam pohuar më lart. Vetëm pavarësia e Kosovës me kufijtë ekzistues dhe vendosja me të e marrëdhënieve institucionale të mirëbesimit reciprok, nga të gjitha vendet e rajonit, e sidomos nga Serbia është, kontributi dhe mënyra e vetme për të vendosur një paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajonin tonë. Dëshiroj të rikujtoj tri parimet bazë të Grupit të Kontaktit, mbi të cilat edhe u bazua tërë procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës: Moskthimi në situatën para vitit 1999, mosndarje dhe mosbashkim i Kosovës apo të një pjese të saj me një vend tjetër. Mosrespektimi ose cenimi i njërit prej këtyre kritereve minon procesin e derisotëm të përcaktimit të statusit, si dhe sigurinë e stabilitetin e rajonit në tërësi.
Si do t’i përshkruanit marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi?
Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi janë shumë të mira dhe karakterizohen nga një bashkëpunim i frytshëm si në planin dypalësh dhe në atë shumëpalësh. Si dy vende fqinje ky nivel marrëdhëniesh i atribuohet përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, çka i kontribuon edhe një të ardhmeje të sigurt të rajonit në familjen euroatlantike, si synim i përbashkët si i Shqipërisë, ashtu edhe Malit të Zi. Shkëmbimet e delegacioneve të nivelit të lartë, programet dhe projektet e përbashkëta të zhvillimit të vendeve tona sidomos të zonave kufitare do t’i japin një dimension të ri marrëdhënieve tona. Në Mal të Zi jeton një pakicë kombëtare shqiptare e përfaqësuar edhe në Parlamentin malazez dhe e interesuar që marrëdhëniet midis dy vendeve tona të zhvillohen më shumë. Ne vlerësojmë rolin dhe kontributin e tyre dhe i konsiderojmë si një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.
Ju jeni ftuar, së bashku me Kroacinë për të hyrë në NATO. Para se të ndodhte kjo gjë, ju është dashur të zbatoni një sërë reformash. A do t’ia dilni mbanë që t’i përmbushni të gjitha kërkesat për anëtarësim në aleancë?
Vendimi i Samitit të Bukureshtit për të ftuar Shqipërinë dhe Kroacinë për anëtarësim të plotë në NATO i pasuar nga nënshkrimi, më 9 korrik në Bruksel, i marrëveshjeve për pranimin me të gjitha vendet anëtare të Aleancës përbëjnë një moment historik që mbyll me sukses përpjekjet disavjeçare të dy vendeve tona në proceset integruese euroatlantike dhe shënon fillimin e një etape institucionale në marrëdhëniet me aleatët. Ky hap është arritje shumë e madhe e Shqipërisë, vlerësim pozitiv për ecurinë e reformave dhe hap perspektivën e prekshme të saj të sigurisë të lirisë dhe të zhvillimit.
Në Shqipëri, anëtarësimi në NATO gëzon një mbështetje plebishitare të publikut, ka një përkrahje të plotë nga mediat dhe ka siguruar një konsensus dhe vullnet të sinqertë politik. Të gjithë janë të vendosur të përmbushin detyrimet politike, ushtarake, ekonomike, që burojnë nga anëtarësimi i plotë në NATO si e vetmja rrugë për t’u shkëputur përfundimisht nga tranzicioni i vështirë dhe për të shpejtuar drejt zhvillimit.
Ne jemi sa të ndërgjegjshëm për vështirësitë e këtij misioni kombëtar aq edhe të përgjegjshëm për besimin që partnerët tanë ndërkombëtarë na kanë dhënë në këtë sfidë. Unë kam shumë besim se Shqipëria do të kapërcejë me sukses këtë detyrim madhor.
Si mund t’i përshkruani marrëdhëniet mes tre besimeve fetare në Shqipëri?
Vendi im për shkak të historisë dhe për shkak të rajonit ku ndodhemi ka një përbërje specifike fetare. Dy besimet e mëdha monoteiste ai i krishterë dhe ai mysliman bashkëjetojnë prej shekujsh në Shqipëri. Katër bashkësi fetare tradicionale janë shembulli i bashkëjetesës më të mirë fetare në rajonin tonë. Në Shqipëri do të gjeni shumë familje të përziera ku një nga pjesëtarët mund të jetë katolik, një tjetër mysliman i ritit synit apo bektashi dhe një tjetër pse jo ortodoks. Për nga historia Shqipëria dëshmon të jetë një nga territoret e para ilire ku u vendos krishterimi, falë kontributit të dhënë nga Shën Pjetri dhe Shën Pali. Këtë e dëshmojnë kishat e para paleokristiane në territorin tonë. Gjithashtu në Butrint, Elbasan dhe Nikopojë në atë kohë gjejmë sinagoga të vjetra shembull të bashkëjetesës të paraardhësve tanë. Gjatë komunizmit ne patëm një periudhë të errët dhune të atezimit kundër besimeve në vendin tonë. Me demokratizmin e vendit erdhën dhe kohë të tjera për jetën fetare në Shqipëri. Së bashku me bashkësitë fetare në vend shteti punon çdo ditë jo vetëm për garantimin e çdo të drejte të besimtarëve në vend, gjë e sanksionuar me Kushtetutë, por edhe për promovimin e harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare shembullore historike të shqiptarëve kudo që ndodhen. Ne po investojmë edhe në ndërtimin e objekteve të reja të kultit, por mbi të gjitha në restaurimin e objekteve me karakter historik dhe arkeologjik. Si President i vendit tim, nuk mund të mos ndihem krenar për këtë.