Dekretet e Topit, nisin seancat dëgjimore
Parlamenti nis sot procesin e shqyrtimit të kandidaturave për në krye të institucioneve drejtuese, duke vënë në zbatim Rregulloren e re për hetimin e emrave të paraqitur.
BLEDAR HOTI
Komisioni parlamentar i Ligjeve do të nisë sot seancën e parë dëgjimore me kandidatët që do të konkurrojnë për Autoritetin e Konkurrencës. Presidenti ka propozuar dy kandidatura për në këtë institucion të Bërhan Malevit dhe të Engjëll Skrelit. Dekreti për Malevin u paraqit në Kuvend nga Presidenti më datën 23 qershor të këtij viti. Por kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli me anë të një letre drejtuar kreut të shtetit, i kërkoi që të sillte dhe një kandidaturë tjetër, pasi sipas ligjit duheshin dy emra për t'u votuar. Shtatë ditë më vonë kreu i shtetit dekretoi për këtë anëtar të këtij institucioni Engjëll Skrelin. Në bazë të Rregullores të Kuvendit, komisioni i Ligjeve gëzon të drejtën për të hetuar mbi emrat e paraqitur, nëse deputetët kanë dyshimet e tyre mbi punën e kryer nga të përzgjedhurit e Presidentit për në Komisionin e Konkurrencës. Në bazë të rregullave procedurale i bie që komisioni parlamentar i Ligjeve të realizojë procesin e shqyrtimit të kandidaturave për 6 anëtarët e Gjykatës së Lartë. Pas këtij procesi, në bazë të dekreteve të paraqitura, komisioni parlamentar i Ligjeve duhet të shqyrtojë edhe dy kandidatët e paraqitur për vendin vakant të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive. Adriatik Llalla dhe Bashkim Dedja i janë propozuar Kuvendit të Shqipërisë për postin e Inspektorit të Përgjithshëm për Kontrollin e Deklarimit të Pasurive. Por si për Komisionin e Konkurrencës, ashtu dhe për Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Kuvendi nuk e gëzon të drejtën për të kthyer mbrapsht dekretet e Presidentit, por vetëm duhet detyrimisht të votojë për një nga kandidaturat e paraqitura. Kjo është edhe arsyeja se pse Presidenti paraqet dy emra për një vend vakant, duke i dhënë mundësi Kuvendit të përzgjedhë mes dy alternativave. Procedura për zhvillimin e seancave dëgjimore është një praktikë e re, që po ndiqet nga ana e komisionit parlamentar të Ligjeve. Praktika e seancave dëgjimore është realizuar më parë vetëm nga ana e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, ku kandidatët për ambasadorë skanohen përpara se të dërgohen për dekretim te Presidenti i Republikës.