Plazhi, dy viktima në një ditë në Velipojë e Durrës
SHKODER/ VELIPOJE - Ujërat e Adriatikut morën dhe dy jetë të tjera ditën e djeshme duke e çuar në 10 numrin e viktimave vetëm në dy javët e fundit.
Një vajzë 10-vjeçare nga Shkodra u mbyt në plazhin e Velipojës, ndërsa në plazhin e Durrësit një 34-vjeçar u gjet i mbytur nga pushuesit. Mësohet se vogëlushja S.Bitri kishte shkuar bashkë me familjen e saj në Velipojë, ku edhe gjeti vdekjen. Që nga data 16 korrik familja e saj ishte zhvendosur për pushime në Velipojë. Vogëlushja është futur për t’u freskuar në det së bashku me motrat dhe vëllain e saj, por papritur dallgët e kanë përpirë për pak minuta. Disa plazhistë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes janë munduar t’i shpëtojnë jetën. Ata e kanë nxjerrë trupin e saj nga uji ndërsa ishte ende gjallë. Por me gjithë përpjekjet e të afërmve të saj si dhe të ndihmës së parë në qendrat shëndetësore të plazhit të Velipojës, ka qenë i pamundur rikthimi i saj në jetë. E mitura shënoi dje viktimën e katërt për këtë sezon veror që ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Po dje, në plazhin e Durrësit u mbyt një 34-vjeçar, trupi i të cilit është gjetur nga disa pushues. Policia e sinjalizuar për këtë ngjarje pohoi se viktima është një banor i zonës së Rrushkullit, i ardhur vite më parë nga Kukësi. Trupi i tij u çua në morgun e Durrësit. Dy ditë më parë, po në këtë plazh u mbyt një i ri maqedonas, si pasojë e thellësisë në të cilën po lahej. r.d