Qeverisë i shtohen 4 deputetë
Shtatë deputetë, të majtë dhe të djathtë krijojnë një grup të ri parlamentar, duke e pagëzuar me emrin "Qendra".
BLEDAR HOTI
Katër të majtë dhe tre të djathtë i janë shkëputur ekstremeve politike, duke realizuar një grup qendre, i cili do të jetë asnjanës me zhvillimet politike, por më pranë qeverisë. Grupi më i ri parlamentar do të ketë në përbërje deputetët Paulin Stërkaj, Pashko Ujka, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa, Flori Bajramaj dhe Alfred Gega. Kryetar i grupit parlamentar do të jetë Paulin Stërkaj, që muaj më parë aderonte në grupin parlamentar të PR-së. Ndërsa nënkryetar i grupit të ri do të jetë ish-socialisti Durim Hushi. Në të, bie në sy largimi i deputetëve të maxhorancës, Alfred Gega të PR-së dhe demokratit Flori Bajramaj. Nga ky grup parlamentar, pesë prej tyre janë zgjedhur direkt në zonat elektorale dhe vetëm dy janë nga listat shumemërore. Shpalljen e grupit të ri parlamentar e bëri vetë Paulin Stërkaj, i cili ka deklaruar edhe arsyet e formimit të këtij grupi parlamentar. "Organizimi i deputetëve arrihet vetëm me kontributet e secilit deputet dhe rregullohen me grupet parlamentare. Ndodhemi në një situatë të vështirë procedurale, duket parë hapësirën që jep Rregullorja, më lejoni t'ju informoj se i kemi kërkuar kryetares së Kuvendit krijimin e grupit me emrin "grupi i Qendrës'", deklaroi Stërkaj. Ndërsa ka bërë të ditur se grupi parlamentar nuk do të ketë një pozicionim zyrtar kundër apo pro qeverisë. "Grupi ynë nuk përfaqëson interesa të ngushta partiake në këtë Kuvend, pavarësisht orientimeve politike aktuale personale, pasi objekt themelor është rritja e efektshmërisë së veprimeve të tyre brenda Kuvendit. Grupi nuk ka për qëllim të konkurrojë idetë dhe veprimet e grupeve të tjera parlamentare, pasi përfaqësojnë interesat e partive politike të tyre", deklaroi më pas Stërkaj. Nisur nga ky fakt "grupi do t'i bëjë kujdes që të mos shërbejë asnjë parti politike apo programe, por do të mbështesim çdo iniciativë ligjore, kur ato i shërbejnë zhvillimeve ekonomike të vendit, stabilitetit politik të vendit dhe zhvillimeve euroatlantike". Për votimet e projektligjeve, Stërkaj ka bërë të ditur se deputetët e këtij grupi do të kenë të drejtën për të votuar sipas dëshirës së tyre, pa pasur asnjë ndikim për qëndrimet e njëjta, duke pasur liri veprimi. Pas krijimit të këtij grupi parlamentar mësohet se, numri total arrin në 9 të tillë në Kuvend.