E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani, rikthehet interesi i Leçes për portierin

Samir Ujkani, portieri i përfaqësueses shqiptare, U-21 ka shkëlqyer në ndeshjen miqësore që Palermo ka fituar 9-0 kundër austriakëve të Nokberg. 

Ujkani është aktivizuar në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 3-0 dhe megjithëse rivalët ishin dukshëm më të dobët, kanë rrezikuar disa herë portën e Palermos. Sipas uebsajtit "055news.it", talenti shqiptar si dhe dy futbollistë të rinj të skuadrës së Palermos janë vëzhguar nga disa menaxherë të Leçes. Kjo e fundit është në kërkim të një portieri dhe ka filluar bisedimet me klubin sicilian për të marrë shërbimet e gardianit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›