Sukaj, më 2 gusht firma në kontratën 2-vjeçare
I gjendur në Turqi për të përfunduar bisedimet me ekipin vendas të Gençlebirligi, futbollisti shkodran dhe ekipit tonë kombëtar Xhevahir Sukaj shprehet se ka
përfunduar gjithçka përsa i përket një kalimi të tij me këtë skuadër. Ai ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit turk me të gjithë pika e parashtruara prej tij dhe me datë 2 gusht për Sukajn do të jetë vetëm formaliteti i firmës mbi kontratë. Bëhet fjalë për një kontratë dyvjeçare me të drejtë rinovimi për një vit tjetër (pra 2+1), me këtë ekip. Pavarësisht, se prej vetë lojtarit nuk jepet një shifër ajo që mësohet nga burime pranë tij është se kjo shifër është tepër e kënaqshme për vetë atë.