Dekretet, gjobiten 6 deputetë
Kryetarja e Kuvendit gjobit gjashtë deputetë, për arsye se nuk morën pjesë në seminarin e parashikuar rreth dy muaj më parë në Marok.
BLEDAR HOTI
Gjashtë deputetë të maxhorancës dhe opozitës janë njohur me këtë gjobitje vetëm në momentin e marrjes së pagës së tyre mujore. Sipas njërit prej deputetëve të gjobitur, Engjëll Bejtja rreth 13 mijë lekë të reja, ose 100 euro janë më pak në pagën e tyre, e kjo në mënyrë të padrejtë. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga deputeti tjetër i PS-së, Flamur Hoxha. Kjo masë ndëshkimore financiare lidhet me mosvajtjen në seminarin e programuar në Marok. Ndërsa deputetët nuk shkuan në vendin e largët, pasi aluduan se ftesa e ofruar nga Topalli bëhej me qëllim që ata të mos ishin në seancën parlamentare, ku do të votoheshin dekretet e Presidentit për 5 anëtarët e Gjykatës së Lartë.
Të gjobiturit
Emrat e gjashtë deputetëve të gjobitur janë: Sali Shehu i PD-së, Engjëll Bejtja i PSD-së, Ymer Tola i PAA-së, Albert Divjaka, Flamur Hoxha i PS-së dhe Artur Hasanbelliu i PR-së. Forumi kishte për qëllim që të diskutonin në lidhje me dialogun dhe bashkëjetesën ndërmjet besimeve fetare dhe emigracionit. “Kam një ndalesë prej 13 mijë lekësh dhe besoj se lidhet me mosvajtjen në seminarin e parashikuar. Të njëjtën gjë kam mësuar se u ka ndodhur edhe kolegëve të tjerë, që ishin parashikuar në delegacionin pjesëmarrës së këtij forumi”, deklaroi Bejtja për “Panorama”. Deputeti socialdemokrat ka shprehur rezerva në lidhje me vendimin e marrë nga administrata e Kuvendit, ku ndëshkimi financiar është realizuar pa vënë në dijeni atë. Por disa deputetë të tjerë të opozitës, mësohet se kanë kërkuar takim me vetë kryetaren e Kuvendit, Topalli për t’u sqaruar për këtë gjobë të vendosur. Por sipas burimeve, një gjë e tillë nuk është realizuar. “Kam përshtypjen se kjo situatë do të sqarohet. Pasi jam i bindur se kryetarja e Kuvendit do ta rikthejë atë, sepse nuk ka një njoftim paraprak nga administrata për këtë shkelje që pretendohet. Pra, administrata e Kuvendit nuk ka vënë në dijeni deputetët që i ka penalizuar, një procedurë e tillë nuk ndodh në asnjë vend të botës”, thekson Bejtja. Ndërsa sipas burimeve pranë Kuvendit mësohet se kjo ndalesë financiare lidhet me faktin se “duhet të paguheshin biletat e avionit dhe se administratat kishte prenotuar vendet e avionit për udhëtimin që do të kryenin deputetët”.
Forumi i Mesdheut
Në muajin qershor kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shpërndarë një ftesë, fillimisht për deputetët Bejtja dhe Shehu për t’i dërguar në Marok, në seminarin që zhvillohet me shtetet e Mesdheut. Emigracioni dhe bashkëjetesa fetare kanë qenë disa nga temat që duhet të diskutonin mes parlamentare të shteteve të Mesdheut. Pas disa ditësh mësohet se listës së ftesave u shtuan dhe deputetë të tjerë, ku pjesa më e madhe ishin nga opozita. Por e veçanta ishte se ftesa ishte e parashikuar për dy persona dhe akomodimi do të kryhej në hotel Jnan Palace të Fez. Për këta dy persona, dy deputetë shpenzimet e akomodimit në këtë hotel merreshin përsipër nga Shtëpia e Këshilltarëve të Mbretërisë së Marokut. Ftesa i është drejtuar Kuvendit nga Sergio Piazzi për Task Forcën e ngritur nga Forumi i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut e Dialogut ndërmjet besimeve, dhe të Emigrimit. Vizita ishte programuar të realizohej në datat 12 dhe 13 qershor. Pikërisht, sipas deputetëve përkonte me periudhën kur Kuvendi pritej të votonte dekretet e para të kreut të shtetit për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kuvendi nuk e kishte përcaktuar ende se kur duhet të realizohej votimi i pesë dekreteve të para. Nisur nga kjo situatë vetë deputetë e përfshirë në këtë delegacion, ku numri ishte më i madh seç duhej kishin vendosur që të mos shkonin në Marok. Pas shumë përplasjesh mes pozitës dhe opozitës për meritën e kandidaturave dhe për mos zhvillimin e konsultave të kreut të shtetit për pesë emrat, Kuvendi i rrëzoi pesë dekretet në seancën e 17 qershorit.
emrat
Deputetët e gjobitur
Flamur Hoxha PS
Sali Shehu PD
Engjëll Bejtja PSD
Ymer Tola PDK
Albert Divjaka PSD
Artur Hasanbelliu PR
opozita
Xhufi: Ky sesion i Kuvendit, më i ërrëti
LSI-ja konteston deklaratat e kryeparlamentares Topalli, se ky sesion ka qenë më konsensuali dhe më i suksesshmi. Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se, ky sesion do të hyjë si ndër më errëtit në historinë e parlamentit pluralist shqiptar, duke filluar nga rezultatet e veprimtarisë së tij. Kuvendi dështoi në angazhimin e detyrimin e tij, për të realizuar para samitit të NATO-s në Bukuresht, 4 prill 2008, dy reformat themelore: Reformën zgjedhore dhe reformën në drejtësi”. Sipas tij, seanca e fundit e 28 korrikut shpalli hapur dështimin në hartimin e kodit të ri zgjedhor, duke e shtyrë për kalendat greke këtë dokument themeltar për realizimin e zgjedhjeve korrekte të vitit 2009. “Në 21 prill të këtij viti, si rezultat i një kompromisi të pamoral e të pa princip të arritur jashtë parlamentit, një shumicë amorfe deputetësh miratoi qorrazi ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Xhufi. Sipas tij, si asnjëherë tjetër, përjashto periudhën 1992-1997, parlamenti u përdor si një instrument i kryeministrit për të goditur institucionet e pavarura, Presidentin e Republikës, Prokurorinë, KLD, Gjykatën e Lartë, Kontrollin e Lartë të Shtetit, etj.
Braçe: Ndryshimet, karshillëk Prokurorisë
Partia Socialiste i ka cilësuar ndryshimet në qeveri si sfidë, që kryeministri Berisha i bën Prokurorisë për ngjarjen e Gërdecit. Edhe pse tani jemi larg në kohë, “krimi shtetëror” i Gërdecit do të mbetet shenja më e dallueshme e këtij semestri qeverisës së Sali Berishës apo këtij sesioni lavatriçe të parlamentit të Jozefina Topallit, që e ka implikuar jo pak atë. Ndryshimet e fundit në Qeveri, u nxitën me dhunë në shenjë karshillëku dhe sfidë të hapur, për të mos thënë luftë ndaj Prokurorisë dhe veprimeve të saj gjatë kësaj jave, lidhur me hetimin e krimit dhe të pandehurve për të!”, deklaroi nënkryetari i grupit të PS-së, Erjon Braçe. Ai shtoi se, “PS inkurajon Prokurorinë të vijojë e thellojë hetimet drejt këtij grupi të strukturuar kriminal, që nis në rrugë, zgjatet në parlament e shtrihet këmbëkryq në qeveri, veprimet e të cilit nuk kanë qenë rastësore, prej të panjohurish, por të paramenduara me qëllimin kriminal të shfrytëzimit të pasurive publike, ndikimit, krijimit të vendimeve e të qeverisë e Kuvendit për lehtësira në përfitimin e të mirave materiale në rrugë të paligjshme e kriminale”. PS kërkon edhe hetim nga Prokuroria për trafiqet e mëparshme të armëve.