Humbja e radhës për PS
Edmond Arizaj
Në pak kohë, Partia Socialiste shënon humbjen e radhës në zgjedhje të pjesshme. Këtë herë, shumë pranë Tiranës. Aty ku ndihet edhe më shumë politika e re e kryetarit të PS-së. Por Kashari nuk tregon humbjen në fshat dhe kaq, pavarësisht dialogut me fshatarësinë. Kashari tregon shkërmoqjen e ngadalshme, por të pandalshme të Partisë Socialiste nën drejtimin e Ramës. Edhe nëse do të kishim një përballje emrash, siç u mundua të justifikohej kryetarja e grupit të PS-së, më e pakta që del nga kjo është se socialistët nuk dinë të përzgjedhin emrat.Nuk ka ndodhur ndonjëherë, që një i pavarur, qoftë edhe në zgjedhje të pjesshme, të ishte mbi një parti politike, që pretendon të marrë pushtetin. Nëse PS-ja nuk u tërhoq nga gara për Kasharin do të thotë se ajo kërkonte fitoren. Për më tepër, kur me kohë ka ankesa nga bashkiakët e Tiranës, në drejtim të drejtuesve lokalë të kësaj komune. Por në vend të fitores, PS-ja merr humbjen më të rëndë në një palë zgjedhje, vendin e fundit, duke mos u renditur as si parti pretendente. PS-ja vazhdon të bazohet ende në sondazhet e zhvilluara nga kompani të caktuara me fonde të partisë. Kashari ishte një test-sondazh, që zhvillohej falas, me fondet e qeverisë, dhe ku mostra nuk ishte 1 mijë vetë, por mbi 6 mijë persona. Nuk zhvillohej në qytet, por në fshat aty ku Rama prej muajsh ka bërë investimin më të madh si kryetar i Partisë Socialiste. Nuk ishte testi as në Skrapar, as në Tropojë, por ngjitur me Tiranën nga ku duhet të marrin shembull të gjithë, dhe pranë Gërdecit, ku u zhbë Berisha. Ishte rasti më i mirë që Partia Socialiste dhe kryetari i saj, të korrnin çka kishin mbjellë prej kaq kohësh me politikën e re, përtej së majtës dhe të djathtës. Çfarëdo që të deklarojë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt në Partinë Socialiste për të mbuluar humbjen, do të jetë e pabesueshme. E besueshme bëhet nga ora në orë ideja se Rama në përpjekje për të fituar bastin me veten, apo me këdo qoftë, se do të fitojë i vetëm gjithçka, është duke thërrmuar Partinë Socialiste dhe ëndrrat e të gjithë atyre që shpresojnë në një shpëtim të shpejtë nga pushteti i dhunshëm i Sali Berishës. Dhe në fund, kur Rama të largohet, (jo me thonj të paprerë) duket se do të lërë pas, një parti që do të jetë e vështirë të rindërtohet edhe njëherë, aq më tepër kur shumica e eksponentëve të PS-së kanë rënë në një amulli që nuk kuptohet nga vjen.
Nga ana tjetër, kemi një LSI, e cila në mënyrë progresive vazhdon të rrisë kuotat e saj. Plus i madh për këtë parti, janë politikat e ndjekura në vijimësi, ku ajo ka qëndruar përkundrejt si Berishës, ashtu edhe Ramës në çdo hap ku ata së bashku kanë tentuar dhe kanë dhunuar demokracinë në Shqipëri. Duke mos u bashkuar dhe duke mos u bërë palë me dyshen Rama-Berisha, LSI-ja është kthyer në fakt në opozitën e vetme, ku po drejtohen edhe sytë e të gjithë kundërshtarëve dhe abstenuesve të Berishës. Votat e Kasharit, tregojnë se LSI-ja pavarësisht të gjitha politikave denigruese nga segmente të ndryshme në PS, vazhdon në mënyrë të sigurt të fitojë terren në elektorat, dhe jo vetëm tek ai i majtë.
Kashari në fakt është një proces, procesi i përhumbjes së Partisë Socialiste. Aty ku po e çon me shpejtësi politika e re e Ramës. Një proces, fillimi i të cilit ishte në 2005 dhe nëse nuk ndryshojnë gjërat, duket se do të përmbyllet “me sukses” në 2009.
Një dhuratë për Sali Berishën, i cili duket se shpëtimin nuk e sheh askund tjetër, por veç tek Edi Rama dhe basti që ai ka vënë për të fituar gjithçka…ose për të lënë gjithçka, edhe adhuruesit e tij.