E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet, opozita braktis Komisionin



Erald Kapri

Opozita braktisi punimet e Komisionit të Ligjeve kur po diskutohej për 3 kandidaturat për në Gjykatën e Lartë, duke e cilësuar si një montim të pastër politik. Deputetët e PS-së kërkuan që të shtyhet deri ditën e hënë miratimi i relacioneve për 3 kandidatët, me argumentimin se duhet kohë për të pasur një vlerësim më të qartë. Por deputetët e djathtë deklaruan se koha ka qenë e mjaftueshme dhe procedoi me shqyrtimin e relacioneve përkatëse. Në këtë pikë, deputetët e majtë u larguan nga salla duke e denoncuar këtë proces, duke paralajmëruar edhe mungesën e tyre në Kuvend, kur të votohen dekretet e Presidentit Topi. “është përcaktuar te zyra e Kryeministrit dhe kjo është e qartë. Ajo që po kërkojmë ne është të na jepni kohën e nevojshme për të bërë një debat të dy palët. Dhe çfarë? Në fund do të përfundojë me kartonët tuaj. Ju jeni të lirë të vazhdoni. çojeni deri në fund këtë plan ogurzi që keni. Ne po ju lëmë”, tha deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj. Nga ana e tij ish-Kryeministri e deputeti i PS-së, Pandeli Majko, tha se maxhoranca po keqpërdor institucionin e Presidentit me rrëzimin e njëpasnjëshëm të kandidaturave për në sistemin e drejtësisë. “Nga pikëpamja kushtetuese është institucioni i unitetit të kombit dhe në këtë formë kaq thellësisht të keqtrajtuar duhet të na bëjë të reflektojmë shumë seriozisht për atë që po gatuajmë këtu në Komisionin e Ligjeve”, tha Majko. Pas këtyre deklaratave opozita la Komisionin e Ligjeve, ndërsa deputetët e maxhorancës vijuan me miratimin e relacioneve. “Unë besoj se qëndrimi i këtij Komisioni dhe qëndrimi i Kuvendit nuk do të jetë negativ për zotin çomo, madje ka për të qenë diçka, që edhe ai ka për ta vlerësuar në të ardhmen. Nëse opinioni ynë mbështetet nga Kuvendi që zoti çomo nuk duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë, unë jam i sigurt që ky vendim do të na japë ne mundësi që jo shumë vonë të kemi politikanin, apo deputetin zoti çomo, i cili ndoshta do të ulet në këtë sallë me ne dhe të studiojë shtetin në koordinatat e një politikani”, tha kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali. Tashmë pritet që në seancën e radhës të ditës së enjte të javës së ardhshme, të kalojnë për t’u votuar në Kuvend 3 kandidaturat për në Gjykatën e Lartë. Komisioni i Ligjeve miratoi kandidaturën e Medi Bicit, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Sokol çomos. Nga ana tjetër pritet që të ketë një mendim edhe për kandidatin Vexhi Muçmata.

Debati në Komisionin e Ligjeve

Fatos Hoxha: I propozoj Kuvendit që të miratojë në seancën plenare rrëzimin e kandidaturës për anëtar të Gjykatës së Lartë, zotit Sokol çomo, si një kandidaturë me mangësi dhe mungesë besueshmërie në integritetin profesional dhe moral.
Dashnor Sula: Medi Bici është një kandidaturë që garanton besueshmëri dhe jep garanci për publikun e gjerë në dhënien e drejtësisë për një gjykatë të pavarur, profesionale dhe të pakorruptuar, i propozoj këtij Komisioni të nderuar miratimin e kësaj kandidature
Fatmir Xhafa: Nuk mund të vendosësh në dy orë Komision, për pozicione kaq të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, kërkojmë që të na jepet kohë deri ditën e hënë. është përcaktuar te zyra e Kryeministrit dhe kjo është e qartë. Ajo që po kërkojmë ne është të na jepni kohën e nevojshme për të bërë një debat të dy palët. Dhe çfarë? Në fund do të përfundojë me kartonët tuaj. Ju jeni të lirë të vazhdoni. çojeni deri në fund këtë plan ogurzi që keni. Ne po ju lëmë.
Pandeli Majko: Partia juaj me sa duket dhe nga relacionet dhe nga mënyra e të sjellurit, për herë të dytë po i rrëzon në mënyrë masive, njëherë 100 për qind të kandidaturave, një herë 2/3 e kandidaturave të Presidentit, i cili nuk është i partisë sonë. Por nga pikëpamja kushtetuese është institucioni i unitetit të kombit dhe në këtë formë kaq thellësisht të keqtrajtuar duhet të na bëjë të reflektojmë shumë seriozisht për atë që po gatuajmë këtu në Komisionin e Ligjeve.
Ilir Rusmali: Unë besoj se qëndrimi i këtij Komisioni dhe qëndrimi i Kuvendit nuk do të jetë negativ për zotin çomo, madje ka për të qenë diçka, që edhe ai ka për ta vlerësuar në të ardhmen. Nëse opinioni ynë mbështet nga Kuvendi që zoti çomo nuk duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë, unë jam i sigurt që ky vendim do të na japë ne mundësi, që jo shumë vonë të kemi politikanin, apo deputetin zoti çomo, i cili ndoshta do të ulet në këtë sallë me ne dhe të studiojë shtetin në koordinatat e një politikani.
Gent Strazimiri: Unë ndaj çdo fjalë me relacionin e përgatitur nga deputeti Hoxha për kandidaturën e Sokol çomos. Për mendimin tim, Sokol çomo dështoi të komunikonte me këtë Komision dhe nëpërmjet tij falë mediave në opinionin publik shqiptar dhe dështoi në procesin më transparent, që do të dëshironte çdo deputet anëtar i nderuar i këtij Komisioni dhe çdo kandidat po aq i nderuar për në Gjykatën e Lartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›