E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 4000 familjet që do të marrin tapitë



Qeveria miratoi gjatë mbledhjes së djeshme një vendim për kalimin e pronësisë së 3617 parcelave ndërtimore ku përfitojnë plot 4000 familje. Gazeta boton sot listën me emrat e atyre që marrin tapinë. Po dje Agjencia e Legalizimeve bëri me dije se do të fillojë të lidhë menjëherë kontratat e kalimit të pronësisë me poseduesit e objekteve informale sapo ky vendim të hyjë në fuqi. Objektet informale që përfshihen në vendimin e Qeverisë janë ngritur pjesërisht në troje pronë shtetërore dhe pjesërisht në territore të papërfshirë në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Harta me ndërtimet informale apo shtesat pa lejë në objekte me lejë, përfshin 12 qarqet e vendit si Berati, Dibra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi,Lezha ,Shkodra, Tirana, Vlora.

Faqet e plota, mund ti lexoni ne formatin pdf

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›