Dekretet për Kushtetuesen, Kuvendi rrëzon gjyqtarin më me eksperiencë
Kuvendi miraton dy anëtarët e Kushtetueses: Bashkim Dedjen dhe Altina Xhoxhajn. Rrëzohet kandidatura e Vangjel Kostës, juristi me eksperiencën më të vjetër
TIRANË – Kuvendi i Shqipërisë votoi mbrëmë tri dekretet e Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, duke pranuar dy prej propozimeve me moshën dhe eksperiencën më të re në sistemin gjyqësor dhe duke rrëzuar gjyqtarin që ka më shumë eksperiencë. Vangjel Kosta ka marrë thuajse gjysmën e votave kundër nga deputetët, ndërsa dy kandidaturat e tjera, Bashkim Dedja dhe Altina Xhoxhaj, që prej ditës së sotme, proceduralisht janë anëtarët më të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Për plotësimin e vendeve vakante tashmë do të priten edhe katër propozime të tjera, më mënyrë që të përmbyllet procesi i përzgjedhjes së gjithë anëtarëve të instancës më të lartë të Drejtësisë në Shqipëri.
Votimi
Deputetët votuan tri dekretet e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për Gjykatën Kushtetuese, duke miratuar vetëm dy prej propozimeve. Bashkim Dedja mori 70 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa kandidatura e Altina Xhoxhajt mori të njëjtin numër votash pro dhe 2 kundër. Gjyqtari Vangjel Kosta nuk ka arritur të marrë pëlqimin e deputetëve të pranishëm, duke u rrëzuar dekreti për të në bllok. 66 prej tyre votuan kundër kësaj kandidature. Tashmë, presidentit Topi do t’i duhet të paraqesë edhe katër dekrete të tjera për të plotësuar numrin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Procesi
Prej disa javësh, gjashtë anëtarëve të instancës më të lartë të Drejtësisë në vend u ka mbaruar mandati dhe presidenti Topi ka nisur konsultimet me këshilltarët dhe ekspertët në fushën e Drejtësisë për të zgjedhur kandidaturat e reja. Para një jave ai përzgjodhi Altina Xhoxhajn, Bashkim Dedjen dhe Vangjel Kostën, të cilët i futi në procedurë dekretimi. Dy ditë më parë, tre kandidaturat e përzgjedhura iu nënshtruan një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Mbrëmë ata u votuan në seancë, por njëri prej tyre, zoti Vangjel Kosta, juristi me eksperiencë në thuajse të gjitha shkallët e Gjyqësorit dhe ekspert i njohur në fushën e së drejtës civile, u rrëzua në mënyrë unanime nga deputetët e maxhorancës.
Kryeministri Berisha deklaroi para pak ditësh se këto dekrete do t’i nënshtrohen një vlerësimi sipas profileve që kanë kandidaturat, duke respektuar të gjitha procedurat. Ndërkombëtarët, por edhe PS-ja, kanë kërkuar që procesi i emërimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të jetë transparent, me kandidatura me integritet profesional dhe moral.
VOTAT PËR DEKRETET
Altina Xhoxhaj 70 vota pro – 2 kundër
Bashkim Dedja 70 vota pro - 1 kundër
Vangjel Kosta 66 vota kundër
21 Maj 2010