Dekreti i Topit sjell sherr te Ligjet
Dekreti i Presidentit, Topi për ligjin e "Legalizimeve" fut në sherr deputetët e maxhorancës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve.
Në mbledhjen e djeshme është diskutuar mbi dekretin e Presidentit, i cili është përfshirë në axhendën e Komisionit të Çështjeve Kushtetuese dhe Ligjeve. Kryekomisioneri Beja është shprehur i habitur në lidhje me këtë gjë, pasi, sipas tij, në bazë të rregullores dekretet i shqyrton komisioni përgjegjës". Por një qëndrim i tillë është kontestuar nga ana e deputetëve të opozitës, Besnik Dervishi dhe Taulant Dedja. Sipas tyre, është e domosdoshme që çdo dekret që kthehet duhet të shqyrtohet nga ana e Komisionit të Ligjeve, pasi është e vetmja strukturë që sheh përputhshmërinë e dekretit me Kushtetutën, apo të vetë propozimeve që paraqiten. Pro këtij qëndrimi është shprehur dhe deputeti i PBDNJ-së, Spiro Peçi. Ndërsa deputeti i majtë, Taulant Dedja, me ironi ka deklaruar se, "dekretin le ta shqyrtojë seanca e Kuvendit, që është bërë si fondacioni 'Qemal Stafa'". Beja më pas ka deklaruar se, "nëse duan deputetët, mund të kërkojnë në seancë tërheqjen e dekretit dhe rishqyrtim nga Komisioni i Ligjeve". b.h