Pensionet, zgjaten afatet për dokumentet
Qeveria ka vendosur dje të zgjasë afatet e paraqitjes së dokumentacionit për pensionet, për periudhën e sigurimit, për ndërmarrjet
dhe institucionet, buxhetore e jobuxhetore si dhe për periudhën e sigurimit të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-kooperativave bujqësore. Kështu në pikën 2 të vendimit të vitit 2004 "Për sistemimin, ruajtjen dhe shfrytëzimin e dokumentacionit të periudhës së sigurimit, pranë ISSH", thuhej se: "Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore të mbledhin, brenda datës 30.6.2005, dokumentacionin e periudhës së sigurimit për ndërmarrjet dhe institucionet, buxhetore e jobuxhetore, që kanë ndërprerë veprimtarinë, si dhe për ndërmarrjet, që për arsye të reformës, ushtrojnë veprimtari të kufizuar". Data e vendosur, 30.06.2005, është shtyrë për në 30.04.2009. Ndërsa në pikën 8-të të këtij vendimi thuhej se: "Dokumentacioni i periudhës së sigurimit të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, ish-kooperativave bujqësore, institucioneve, i cili deri më tani është administruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, të dorëzohet brenda datës 31.12.2007 pranë strukturave të rrjetit te arkivit qendror të dokumenteve të periudhës së sigurimit". Data 31.12.2007 është shtyrë deri më 30.04.2009. Në relacionin e hartuar nga ministri Bode thuhet se: "Aktualisht situata e dokumentacionit të grumbulluar në shkallë vendi është e tillë që rreth 25% e tyre ndodhen pranë arkivave të shtetit, rreth 5% është tek likuidatorët dhe 70% e tyre ndodhen në arkivat e sigurimeve shoqërore".