Rama: Berisha është jashtë kohe, më mirë të largohet
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i është përgjigjur menjëherë akuzave të kryeministrit, sipas të cilit, Tirana është lënë jetime prej kryetarit të bashkisë.
Duke shfrytëzuar përfundimet e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare "28 Nëntori", kreu i bashkisë, njëherësh edhe i socialistëve, u shpreh se Kryeministri Berisha është jashtë kohe dhe jashtë të ardhmes së kryeqytetit. Në këto kushte, sipas Ramës, është më mirë që Berisha të largohet. "Këto shkolla që po ndërtojmë vijimësisht janë pjesë e një Tirane që është bërë pasqyra e shpresës dhe së ardhmes, ku me të drejtë në fakt Kryeministrit i duket vetja dhe qeveria e tij jashtë kohe dhe ngjyrave të së nesërmes e prandaj edhe e mirëkuptoj kur nuk lë rast pa iu referuar Tiranës si një problem që duhet ta zgjidhë ai, por në fakt e vetmja gjë që ai ka për të zgjidhur është të largohet dhe t'i hapë rrugë të ardhmes, duke u munduar që në pjesën e mbetur të mandatit të bëjë sa më pak dëme", u shpreh dje kreu i PS-së Rama. Sipërfaqja totale e ndërtimit të kësaj shkolle është 4190 m2. Për këtë shkollë u parashikua një shtim i konsiderueshëm mjedisesh të reja, të cilat do të shfrytëzohen në dobi të mësimdhënies, sipas standardeve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Rikonstruksioni i shkollës do të krijojë lehtësirat e mundshme, jo vetëm tek nxënësit, por dhe tek stafi pedagogjik. Shumica e mjediseve mësimore janë laboratorë të rinj të gjuhëve të huaja, të informatikës, biblioteka me një sipërfaqe prej 80 m2, nyje sanitare të mjaftueshme me sipërfaqe 200 m2, palestër me sipërfaqe 185 m2, ndërkohë që numri i klasave është rritur në 44. Një ditë më parë, Kryeministri Berisha, teksa po përuronte përfundimin e rrugës së Saukut, nuk la pa komentuar drejtimin e Bashkisë nga Rama. "Natyrisht, zgjidhja e trafikut të qytetit është Unaza, për të cilën mbetem shumë i vendosur të bashkëpunoj me qeverinë vendore në mënyrë që të lehtësojmë Tiranën nga trafiku, sepse ka mbetur realisht jetime. Nuk mund të pranoj unë një kryeqytet jetim. Kryetari po merret me partinë dhe jo me Bashkinë", theksoi Berisha një ditë më parë.