“Të burgosurit keqtrajtohen, i dyshimtë largimi i Sollakut”
Prokurori i Përgjithshëm i shkarkuar mbi procedura të dyshimta, ndërkohë që vazhdon të jetë e përhapur dhuna në familje.
ADI SHKEMBI
"Amnesty International", ka publikuar dje raportin për 150 vende të botës, mes të tjerash edhe për Shqipërinë. Pika e parë e raportit ka të bëjë pikërisht me prokurorin e Përgjithshëm. "Besimi publik në sistemin e drejtësisë mbetet i ulët. Prokurori i Përgjithshëm u shkarkua në nëntor mbi procedura të dyshimta", thuhet në raport. Ndër problemet e ngritura nga raporti është edhe dhuna kundër grave dhe dhuna në familje. Raporti thotë se, sipas një studimi të qeverisë, rreth një e treta e femrave ka përjetuar dhunë në familje dhe kjo tendencë duket se është në rritje. Ndërsa kushtet e të burgosurve mbeten të dobëta për shkak të mbipopullimit të burgjeve, higjienës së dobët dhe mungesës së kujdesit shëndetësor. Ka edhe njoftime për keqtrajtimin e të ndaluarve nga policia. Në shtator, Shqipëria ratifikoi konventën e KE-së mbi parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Sipas burimeve të policisë, trafikimi i grave dhe fëmijëve është ulur dukshëm në vitin 2007 me 13 raste të raportuara, ku viktimat ishin gra dhe 7 raste që përfshinin fëmijët. Një tjetër problem është edhe mbrojtja e dëshmitarëve. "Mbrojtja e dëshmitarit mbetet problematike dhe viktimat shpesh kanë pasur frikë të raportonin trafikantët e tyre në polici. Nëpunës të departamentit për mbrojtjen e dëshmitarëve në Ministrinë e Brendshme kanë marrë trajnime mbi mbrojtjen e dëshmitarit", theksohet në raport. "Në nëntor Komiteti i Helsinkit kritikoi burgun e Vlorës, ku ishin mbajtur 92 të burgosur në një qeli me kapacitet vetëm për 46 persona. Asnjë zyrtar policie nuk është dënuar për keqtrajtim apo torturë në vitin 2007, edhe pse ka pasur raste të regjistruara", vijon më tej raporti. Ndërkohë që një problem i madh, për të cilin qeveria ka dështuar, është strehimi. "Ka mbi 45 mijë familje të regjistruara si të pastreha dhe mes grupeve më të prekura janë rreth 340 jetimë që në kundërshtim me ligjin, shteti nuk u ka ofruar strehim", theksohet në raportin vjetor të Transparency International.
Raporti
Besimi publik në sistemin e drejtësisë mbetet i ulët. Prokurori i Përgjithshëm u shkarkua në nëntor mbi procedura të dyshimta.
Ka pasur raportime se disa të burgosur janë keqtrajtuar nga policia, ndërkohë që qëndronin në paraburgim.
Trafikimi i grave dhe fëmijëve për prostitucion të detyruar apo forma të tjera vazhdon edhe pse shifrat tregojnë rënie.
Një studim qeveritar i publikuar në nëntor zbuloi se 1/3 e grave pësonin dhunë në familje me një përqindje që dukej në rritje.
Dhuna në familje nuk ishte e specifikuar në kodin penal dhe pak raste arrinin në gjykatë edhe pse rezultonin në vdekje apo dëmtime serioze.
Sipas burimeve të policisë, trafikimi i grave dhe fëmijëve është ulur dukshëm në vitin 2007 me 13 raste të raportuara, ku viktimat ishin gra dhe 7 raste që përfshinin fëmijët.
Mbrojtja e dëshmitarit mbetet problematike dhe viktimat shpesh kanë pasur frikë të raportonin trafikantët e tyre në polici.
Gjithsej janë të regjistruar 4638 të burgosur në tetor, 1172 mbi kapacitetin.
Mbi 45 mijë familje janë regjistruar si të pastreha, mes grupeve më të prekura janë 340 jetimë. Në shkelje të ligjit, shteti ka dështuar në sigurimin e strehimit për ta edhe pse ata kishin mbaruar shkollën e mesme.
LSI: Shuplakë për qeverinë
Sipas Lëvizjes Socialiste për Integrim, raporti i "AI" konsiderohet si shuplakë për qeverinë e kryeministrit Berisha. "Mendoj se raporti është një shuplakë e rëndë për Qeverinë aktuale, për pretendimet e saj se ka progres në të gjithë sektorët. Është moment që kjo Qeveri duhet të reflektojë, pasi me këto rezultate imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë, sigurisht që merr vlera shumë të rënda", tha Edmond Haxhinasto.
PDS: Raporti kambanë alarmi
Sekretari politik i PDS-së, Artur Duçkallari, tha dje se raporti i "Amnesty International" është një tjetër kambanë alarmi për qeverinë shqiptare. "Respektimi i të drejtave të njeriut në Shqipëri, të theksuara në këtë raport, janë një tjetër kambanë alarmi në vazhdën e shumë e shumë raporteve të institucioneve dhe shërbimeve të huaja prestigjoze, për problemet serioze që ka sjellë keqqeverisja e z. Berisha këto tri vite", tha Duçkallari.