Hapja e ambasadave, Bode kundër Bashës
Qeveria ka miratuar dje tre vendime për hapjen e ambasadave shqiptare në Estoni, Norvegji dhe Portugali.
Në relacionet që shoqërojnë këto vendime, ministri Basha rendit marrëdhëniet e mira politike mes këtyre vendeve dhe Shqipërisë, intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike si dhe mbështetja që këto vende i kanë dhënë proceseve integruese në NATO dhe Bashkimin Evropian Shqipërisë. Por hapja e këtyre ambasadave kundërshtohet, si gjithmonë në të tilla raste, nga ministri i Financave Ridvan Bode. Në dhënien e mendimit për këto projektvendime, Bode sugjeron që puna e këtyre ambasadave të mbulohet nga përfaqësitë e vendeve fqinje. "Me qëllim përmbushjen për sigurimin e vlerës apo efeciencës së shpenzimeve publike, do të sugjeronim që funksionet për t'u kryer nga përfaqësitë e reja që propozoni, të kryhen nga përfaqësitë e tjera diplomatike të hapura në vendet fqinj apo të rajonit", thekson Bode.