Matura, formulari A2 pas provimeve
Për herë të parë në 3 vitet e aplikimit të Maturës Shtetërore formulari A2 do të plotësohet pas provimeve të detyruara.
zirina llambro
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarizon këtë ndryshim. "Eshtë menduar për t'u ardhur në ndihmë maturantëve që formulari A2, ku do të përcaktohen lëndët me zgjedhje të plotësohet pasi ata të kenë marrë në duar rezultatet e provimeve të Letërsisë dhe Matematikës", sqaroi për gazetën, Ndriçim Mehmeti, shefi i sektorit për arsimin e mesëm në ministri. Ai sqaroi se, duke pasur mesataren, si dhe notat e provimeve D1 dhe D2, kandidatët për në shkollat e larta mund të bëjnë mirë llogaritë. "Me këto rezultate do të jetë më e lehtë që ata të bëjnë zgjedhjen e duhur", tha Mehmeti duke shtuar se, ky ndryshim vetëm u vjen në ndihmë nxënësve që përfundojnë këtë vit shkollën e mesme. Duke iu referuar datave të provimeve me detyrim, por edhe kohës që do të duhet për korrigjimin e tyre, i bie që formulari A2 plotësohet në ditët e para të korrikut. Sipas MASH, ai nuk do të ketë ndryshime rrënjësore. Nga rreth 200 degë të shkollave të larta kandidatët për në universitet do të zgjedhin vetëm 10 prej tyre. Duhet të jenë të kujdesshëm për të përcaktuar ato degë, ku kanë më shumë shanse për të fituar.
Provimet
Edhe dy ditë shkollë u kanë mbetur maturantëve në të gjithë vendin. Pas datës 30 maj për ta nis një etapë e re. Ashtu siç është përcaktuar edhe në rregulloren e maturës për pesë ditë në ambientet e shkollave mësuesit do të ofrojnë konsultime për provimet me detyrim. Me anë të tyre nxënësit kanë edhe një mundësi të fundit për të marrë përgjigje lidhur me paqartësitë që kanë. Konsultimet janë falas dhe në vartësi të dëshirës së maturantëve. Kështu, si rregull është që hartuesit të kenë në dispozicion 10-fishin e numrit të pyetjeve që parashikon një test. Por, duhet pasur parasysh se do të përgatiten një sërë modele testesh, nga të cilat, vetëm njëri do të jetë objekt i provimit të Letërsisë për maturantët. Ndërkaq provimi i parë i detyrueshëm (Letërsia dhe Gjuha Shqipe), do të jepet në datën 9 qershor. Testimit të matematikës nxënësit do t'i nënshtrohen më 17 qershor. Të dy provimet do të kenë nga 25 pyetje, prej të cilave 13 me alternativa (nga 1 pikë secila) dhe 12 me zhvillim, që në total kanë 37 pikë. "Për çdo provim të detyruar, një maturant duhet të marrë maksimumi 50 pikë", ka sqaruar MASH në udhëzimin përkatës të saj. Pas korrigjimit të këtyre provimeve nga specialistët e AVA, do të shpallen rezultatet. Vetëm pasi t'i kenë marrë ato, maturantët do të plotësojnë formularin A2 ku do të zgjedhin 10 degët e preferuara për në universitet. Ndërsa dy lëndët me zgjedhje që kanë përcaktuar në formularin A1, do të jepen në datën 10 korrik. Për herë të parë këtë vit në provimet me zgjedhje pyetjet do të jenë me zhvillim dhe alternativa. Secila lëndë do të përmbajë 20 pyetje, 10 me alternativa dhe 10 pyetje me zhvillim. Kandidatët për në shkollat e larta duhet të grumbullojnë maksimalisht 40 pikë për njërën prej tyre. Testet finale do të zgjidhen javën që vjen. Fondi i pyetjeve që hartuesit do të kenë në dispozicion është 3-fish më i madh se gjatë vitit të kaluar. Gjatë periudhës 1-javore të "ngujimit" të tyre ata do të zgjedhin nga 1750 pyetje, ato më të përshtatshmet.
Penalizimet
Edhe këtë vit penalizimi për të gjithë maturantët që thyejnë rregullat e provimit do të jetë i njëjtë me vitin që kaloi. Kështu, nëse gjatë provimit ata kapen me kopje, automatikisht u hiqet e drejta për një vit e kandidimit në shkollë të lartë. Në ambientet kur do të jepet provimi nuk do të lejohet mbajtja e celularëve, si dhe ndërrimi i vendeve të përcaktuara nga administratorët.
Hartuesit e testeve
Këtë vit 17 hartues testesh do të ngujohen në mjediset e AVA-s, ku do të qëndrojnë deri më 9 qershor. Ata do të përzgjedhin nga 1750 pyetje, ato më të përshtatshmet për provimet. Këtë vit fondi i pyetjeve është rreth 3 herë më i lartë se vitin e kaluar. Pa pasur asnjë komunikim me jashtë, në mënyrë që të shmangen abuzimet me temat, ata do të dalin nga mjediset e AVA-s dy orë pas nisjes së provimit të Letërsisë.
Testet, pyetjet sipas nivelit të nxënësve
Testet e provimeve, ashtu si edhe vitin e kaluar do të kenë pyetje për të gjitha nivelet e nxënësve. Kështu, në masën 40 për qind, AVA do të përgatisë pyetje për nxënësit që luhaten mes 5 dhe 6, i cili korrespondon me nivelin e tretë, sipas kategorizimit që u ka bërë nxënësve. Në këtë mënyrë, këta maturantë do të mund të marrin pikë në test. Për nivelin mesatar do të jenë 40% e pyetjeve të tjera të testit. Sipas specialistëve të AVA-s, në këtë grup pyetjesh do të ketë testim të dijeve të maturantëve jo thjesht për njohuritë bazë, por për njohuri më të thella. Niveli i parë, ose niveli i nxënësve të mirë dhe shumë të mirë do të ketë 20 për qind hapësirë në test. Në këtë grup pyetjesh, maturantët do të testohen jo vetëm për njohuritë që kanë marrë gjatë shkollës së mesme, por edhe për kreativitetin e tyre individual. Kjo kategori ka edhe shanset për të marrë pikët maksimale për secilin provim.