Mashtrim në “Old Traford
06/01/2005 ”
I pari që ka reaguar për golin e anulluar gjatë takimit në “Old Traford” ka qenë sigurisht trajneri i Totenhemit, Martin Jol. Ky i fundit ka shqyer sytë pas sinjalizimit të gjyqtarit të takimit për të mos e quajtur të vlefshëm golin e shënuar nga Mendez. Për fat të keq skuadra londineze nuk arriti që t’i gëzohej dot një fitore, e cila do të kishte bërë një jehonë të madhe në Premier Ligë. Portieri i Mançester Junajtid Roi Kerrol me mjaft vonesë arriti të nxirrte nga rrjeta topin e shqelmuar nga Pedro Mendez nga një distance prej më shumë se 30 metrash. Në këtë mënyrë ai mund të quhet fare mirë shpëtimtari i djajve të kuq nga një gol plotësisht i sigurtë që iu mohua padrejtësisht skuadrës së Totenhemit. Si për çudi gjyqtari anësor Rob Ljuis, i cili e ndiqte më nga afër se të gjithë aksionin e golit, ka bërë të paditurin dhe ka anulluar gjithçka. Nga ana tjetër nuk mund të mbetet prapa as gjyqtari kryesor Mark Klatenburg, i cili duke respektuar deri në fund vendimin e kolegut të tij, ka vazhduar lojën pa u shqetësuar shumë prej protestave të miqve londinez. Megjithatë, gjithë të pranishmit në stadium së bashku me lojtarët në fushë kanë qenë dëshmitar të një pamje shumë të qartë, ku topi kishte kaluar pothuajse 1 metër nga vija fatale e portës së mbrojtur nga Kerrol. “Ky është një turp i madh pasi ne zotërojmë teknologjinë më të pasur në botën e futbollit dhe prapë se prapë na duhet të shohim që të ndodhin akoma incidente të kësaj natyre, ka thënë trajneri Jol. Ne nuk po flasim këtu për topin, i cili kaloi dy-tre centimetra larg vijës fatale, por në fakt kishim të bënim me një metër distancë brenda portës. Megjithatë nuk mund të them dot se gjyqtari kryesor apo ndihmësi i tij na kanë turpëruar ne. Normalisht ata janë qënie njerëzore dhe si kushdo tjetër mund të bëjnë gabime të tilla. Por, nga ana tjetër ne kemi të pranishme në stadium edhe ekranet televizive, të cilat nuk mund të gënjejnë dot. Pra, ne jemi në gjendje të shohim menjëherë brenda dy-tre sekondash çdo episod që ndodh në fushën e blertë. Kur teknologjia është në dispozicionin tonë, atëherë përse të mos e vëmë në përdorim atë?”. Po ashtu edhe trajneri i Mançester Junajtid, Sir Aleks Ferguson ka pranuar se vetëm me këtë që ka ndodhur e ka refuzuar mendimin e tij të shprehur kundër teknologjisë bashkëkohore. “Ajo çfarë më kishte bërë që të dilja kundër kësaj teknologjie ishte thjesht faktori kohë për regjistrimin e vendimeve të gjyqtarit, ka thënë Ferguson. Më pas kam lexuar një artikull të shkruar prej një trajneri nga Bolonja. Ai thoshte se nëse një rregull nuk do të zbatohet brenda 30 sekondave, atëherë ndeshja do të vazhdoj me ritmin e saj. Kjo ide më ka pëlqyer dhe mendoj se do të ishte mirë po të fillonim pikërisht me vendimet që duhen marrë në vijën fatale të portës. Le të shpresojmë se me këtë rast do të nisi një epokë e re në botën e futbollit. Në këto raste ne do të arrijmë që të kuptojmë se kur do të kemi një penallti të pasigurtë apo goditje dënimi të dyshimta. Po t’i kalonte vendimi për një rasti të tillë pamjeve filmike, atëherë do të kishim të bënim me një penallti të pastër. Ne kemi për të vuajtur gjithmonë prej këtyre vendimeve delikate”.