E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: Tani e ka radhën Reali i Madridit

Kapiteni bardhezi, pas fitorem me Romën është optimist për sfidën e Championsit kundër madrilenëve

"Jeni gati?" Po. "Atëherë ngirjeni zërin!" Shenjti bardhezi duket pak si Madona, ajo "Made in USA". Disa njerëz dinë si ta nxehin atmosferën e një stadiumi, pasi këtë herë Alesandro Del Piero nuk bën vetëm gol. Jep një pasim vendimtar, udhëheq ekipin, bën gjithçka. Bën nxehmje për 37 minuta dhe në të 38-n ndëshkon. Ekzekuton një goditje dënimi nga 30 metra. Topi shkon në trekëndësh dhe Doni është i mundur 1-0. "Në fillim doja ta godisja topin me pjesën e sipërme të këmbës, por më pas vendosa ta gjuaj me të brendshmen," - ka thënë Del Piero. Një gol i bukur, si ai i bërë, po me goditje dënimi, kundër Zenitit. I bukur, por i ndryshëm. Këtu fillon spektakli, një minutë më vonë Aleksi shkon afër golit të dytë, të cilin do ta kërkojë gjatë gjithë takimit. Në përfundim do të thotë: "Një sinjal për kampionatin? Jo, kemi menduar vetëm ta mbyllim sa më mirë këtë cikël ndeshjesh delikate. Eshtë një tjetër hap përpara për ne; edhe pse Roma ka disa probleme, mbetet ekip i madh. Me Ranierin marrëdhënia ka qenë e mirë edhe më përpara".

NUMRAT - Një goditje, sipas stilit të Del Pieros. Me atë të së shtunës bëhen 11 gola të shënuar kundër Romës, kundër askujt tjetër kapiteni nuk ka shënuar kaq shumë. Njëmbëdhjeta është numër tek, por këtë herë vetmia nuk hyn. Ai ka shkuar të festojë poshtë tribunës së tifozëve. "Eshtë një fitore e karakterit, e arritur nga dëshira për të qenë të parët. Ne jashtë krizës? Nuk do të nxitoja kaq shumë, por mund të them se jam i kënaqur," - ka thënë Del Piero. 11-ta është numër që mund të lexohet edhe mbrapsht njësoj, gjë që e bën akoma më të veçantë. Kështu është edhe 111-ta, si viti i lindjes që Juventusi ka festuar natën e Olimpikos së Torinos. Ditëlindje të tjera: të dielën e ardhshme, më 9 nëntor, Alesandro Del Piero do të mbushë 34 vjeç. Numra të tjerë: Del Piero me Juven ka shënuar 246 gola: 157 në Serinë A, 47 në kupa ndërkombëtare, 22 në Kupën e Italisë, 20 në Serinë B. Vitin e kaluar ka fituar edhe renditjen e golashënuesve, këtë vit ka shënuar në Champions Ligë kundër Zenitit dhe Realit të Madridit. Këtij të fundit, midis festimeve dhe buzëqeshjeve, i lëshon mesazhin "Shpresoj që në Spanjë ta sigurojmë përfundimisht kualifikimin në fazën tjetër. Por mbetet një garë shumë e vështirë".

RANIERI DHE FUNDI I KRIZES - Ekipi nuk është akoma në maksimum, por Ranieri tani mund të jetë i kënaqur: "Kam filluar ta shoh atë rreze drite". Një shenjë e pakundërshtueshme, se mungon pak për të parë dritën e plotë. Tekniku juventin ndihmon për ta shpjeguar më mirë metaforën: "Do të jetë ditë e plotë vetëm kur t'i rikuperoj gjithë lojtarët e ekipit". Edhe me mungesat e rëndësishme, skuadra që ka zbritur në fushë ka fituar bindshëm ndaj Romës, ashtu siç ka bërë edhe në ndeshjet e fundit kundër Bolonjës, Realit të Madridit dhe në derbin kundër Torinos. Por kjo nuk do të thotë se Juventusi i kësaj periudhe të fundit është më i miri i parë këtë vit. Të paktën, jo për trajnerin e saj: "Nuk e di, nëse ky është Juventusi më i mirë i sezonit. Në fillim të kampionatit ishim në gjendje shumë të mirë dhe vinim nga dy paraqitje perfekt në fazën paraeliminatore të Championsit. Më pas, kemi pësuar rënie, ndoshta në aspektin psikologjik. Ndërsa tani e kemi rigjetur ritmin dhe arrijmë t'i rikuperojmë energjitë psikologjike dhe fizike. Të vazhdojmë kështu".

Seria A, java e 10-të

Dje

Udineze - Xhenoa 2 - 2

Siena - Fiorentina 1 - 0

Lacio - Katania 1 - 0

Sampdoria - Torino 1 - 0

Palermo - Kievo 3 - 0

Kaljari - Bolonja 5 - 1

Atalanta - Leçe 0 - 0

Milan – Napoli 1 - 0

Të shtunë

Rexhina – Inter 2-3

Juventus – Roma 2-0

Renditja

Udineze 2163119 8

Inter 2163116 7

Napoli 2062114 7

Milan 1961214 7

Lacio 1961318 12

Juventus 1853211 7

Xhenoa 1752314 10

Fiorentina 1752312 8

Palermo 1651415 14

Katania 154339 8

Atalanta 144249 9

Siena 123348 8

Lece 112539 11

Kaljari 1031610 13

Sampdoria 102437 11

Torino 82269 14

Roma 72169 17

Kievo 61366 16

Bolonja 62088 19

Rexhina 51278 19

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›