E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga Getisburgu në zgjedhjet USA

Beteja e Getisburgut që u zhvillua më 1-3 korrik 1863 ishte beteja me numrin më të madh të viktimave në Luftën Civile amerikane - 46 deri në 51 mijë syresh - dhe shumë historianë mendojnë se ishte pika kthesë që i dha fitoren Bashkimit të veriut kundër Kofederatës së jugut. Unë e vizitova këtë fushë historike, ndërsa autobusi i BBC-së ndaloi në qytetin e vogël amerikan, Getisburg, në Pensilvani. Fusha e Getisburgut është ende një vend peligrinazhi, mounumente e flamuj të konfederatës janë vendosur atje ku janë vrarë ushtarë të konfederatës, dhe flamuj të bashkimit janë të shpërndarë andje-këndej nëpër fushë, në bregoren e varrezave që ishte epiqendra e luftës kundër skllavërisë. Fusha të jep një ndjenjë krejt të veçantë. Sheh gurë të vegjël me flamurin e confederates, atje ku kanë rënë ushtarë të konfederatës dhe fare afër, në një distancë që i lejonte madje edhe të flisnin me njëri-tjetrin, sheh gurë të ngjashëm, por me flamurin e bashkimit. Katër muaj më vonë, në nëntor 1863, presidenti Abraham Linkoln, mbajti gjatë një ceremonie në kujtim të të vrarëve në këtë betejë, fjalimin e shumënjohur të Getisburgut. Fjalimi, i shkruar me kujdes nga Linkolni, konsiderohet si një nga fjalimet më të mëdha në historinë e Amerikës. Në pak më shumë se dy minuta ai nënvizoi parimet e barazisë njerëzore që ishin përqafuar nga Deklarata e Pavarësisë dhe e ripërcaktoi Luftën Civile, jo thjesht si një luftë për Bashkimin, por si “një lindje e re e lirisë” që do të sillte barazi të vërtetë për qytetarët e saj dhe që do të krijonte gjithashtu një komb të bashkuar. Baballarët tanë, tha ai, krijuan një komb të ri, që u mbars në liri dhe që ka si bazë parimin se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. “Dhe ky komb nën zotin, do të ketë një lindje të re lirie, dhe qeveria e popullit, nga populli, për popullin nuk do të zhduket nga dheu” Historiani Michael Birkner, thotë se kjo betejë ka një rëndësi të veçantë. Getisburgu dhe demokracia Fusha e Getisburgut ku u zhvillua beteja e famshme e Luftës civile amerikane. Historia e SHBA-së është lidhur me skllavërinë, Getisburgun, luftën për të drejtat civile, dhe ndoshta, ndoshta një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë. Por për këtë do të duhet të presim edhe pak për të parë se çfarë do të ndodhë. Doktor Birkner, sheh një lidhje midis betejës së Getisburgut dhe së sotmes. “Ajo që shihni këtu është pika bazë e demokracisë amerikane,” - thotë zoti Birkner. “Nëse këtë luftë do ta kishte fituar Jugu, do të kishim një gjë krejt tjetër, por ata nuk fituan dhe Bashkimi bëri qëndresë dhe Linkolini erdhi këtu dhe shpjegoi pse ishte e rëndësishme që këta burra u vranë,” - thotë ai. Zoti Birkner, thotë se demokracia amerikane është një përmbushje e fjalimit të Getisburgut. “Çfarë bëri fjalimi i Getisburgut përveçse i dha një shtytje demokracisë për të përfshirë, jo thjesht të bardhët, por të gjithë duke përf shirë edhe afrikano-amerikanët,” - thotë ai. “Linkolni nuk lë asnjë jashtë, prandaj ka këtë rezonancë në të gjithë botën, sepse ai thotë se demokracia është për të gjithë njerëzit. “Obama nuk ishte pjesë e popullit në vitin 1862, ai nuk ishte pjesë e popullit as në korrik 1863, por duhej mundur jugu dhe duhej vendosur republika që kishte Linkolni në mend për të arritur këtë që kemi sot.” Pas fjalimit të Linkolnit, demokracia amerikane ndërmori hapa të tjerë përpara: U dha grave të drejtën për të votuar në vitin 1919- n, u dha afrikoano-amerikanëve të drejtat bazë civilë në vitet 1960, dhe tani ka mundësinë që të ketë një afrikano-amerikan si president të Shteteve të Bashkuara që të udheheqë këtë vend. Kjo për shumë amerikanë është një përmbushje e premtimit të Linkolinit për një lindje të re të lirisë. *BBC, Getisburg SHBA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›