E Diel, 1 Nëntor 2026

Del Piero pushton “Shtëpinë e bardhë”



Magjitë e Del Pieros nuk kanë fund. Kapiteni legjendar i Juventusit i dhuroi një fitore madhështore bardhezinjve pikërisht në “shtëpinë e bardhë” të Realit të Madridit. Në mitikun madrilen “Santiago Bernabeu” italianët fituan 2-0 falë golave të mrekullueshëm të Aleksandro Del Pieros, ky i dyti ishte një perlë e vërtetë nga goditja e dënimit. Tashmë një profesion i një futbollisti klasi botëror si “Pinturikio”.

Grupi E
Vilareali kryesoi dy herë në Danimarkë kundër debutuesve të Alborgut, por spanjollët nuk mundën të merrnin pikët e plota ndaj skuadrës modeste daneze. Rosi çeli serinë e golave në minutën e 41-të, por Kurth barazoi për vendasit (54’). Franko i dha sërish avantazhin Vilarealit, por Due në të 81’ u tregua deciziv, duke i dhuruar barazimin dhe pikën e dytë formacionit të tij në katër ndeshje. Fqinjët britanikë, skocezët e Sëlltikut e anglezët e Mançesterit u ndanë në barazim 1-1: Mekdonald realizoi për Sëlltikun (13’) dhe Gigs u kundërpërgjigj për “Djajtë e kuq”.

GRUPI F
Supersfida e grupit G, ajo midis Fiorentinës e Bajernit të Munihut dhuroi shumë emocione, teksa skuadrat shënuan nga një gol. Adrian Mutu realizoi për formacionin italian në minutën e 11-të, por Tim Borovski barazoi shifrat për ekipin e Jurgen Klinsmanit, dymbëdhjetë minuta përpara përfundimit të ndeshjes.
Lioni fitoi 2-0 me Steaua: Zhunjino (44’) dhe Reveijer (89’)

Grupi G
Arsenali, që luajti pa tre titullarë kundër Fenerbahçes nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Fenerbahçes ndaj të cilëve kishte shënuar plot 5 gola në Stambolli, kur dy skuadrat u ballafaquan midis tyre dy javë më parë. Dinamo e Kievit nuk e shfrytëzoi dot avantazhin e një goli dhe faktit të të luajturit në shtëpi përballë portugezëve të Portos, në ndeshjen e vlefshme për Grupin G. Milevski shënoi për vendasit në minutën e 21-të, ndërsa për dy herë kampionët e Europës realizoi Rolando në të 69’.

Grupi H
Një tjetër leksion i Juventusit për Realin e Madridit. Dhe nga një profesor i madh. Del Piero realizoi nga një gol në çdo pjesë: 17’ e 67’. Për Juventusin kjo ishte fitorja e dytë rresht kundër nëntë herë kampionëve të Europës, pas asaj në Torino dy javë më parë me rezultati 2-1, dhe tashmë në kuotën e 10 pikëve formacioni i Klaudio Ranierit thuajse e siguroi vendin midis 16 ekipeve më të mira të Europës. Në ndeshjen tjetër të grupit, Zeniti i St. Petërsburgut fitoi në transfertë me bjellorusët e BATE Borisovit (0-2), falë golave të Pogrebnjakut (34’) dhe Danit (90’)edhe pse e përfunduan takimin me dhjetë lojtarë pas largimit me karton të kuq të Pujgrenierit.

6 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›