Dokumenti sekret: Të shtohen ekspertët dhe investimet amerikane në Lindje
Uashingtoni publikon raportin sekret të përgatitur më 19 janar 1977. Përgjigje për disa çështje të zgjerimit tregtar në bllokun lindor
Uashingtoni zyrtar kishte një strategji të përpunuar mirë për rritjen e eksporteve në vendet e Lindjes, përmes të cilave rriste pavarësinë politike dhe ekonomike të tyre nga Bashkimi Sovjetik. Një fakt i tillë del nga arkivat sekrete të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në dokumentin e deklasifikuar para disa muajsh, me titull “Politika amerikane në drejtim të marrëdhënieve ekonomike Lindje-Perëndim”, shtrohen disa pyetje, për të cilat ekspertët kanë dhënë përgjigje. Në dokumentin që tashmë nuk konsiderohet sekret jepen të gjitha skemat dhe strategjitë se si duhet të shtohen eksportet, por edhe prania e bizneseve amerikane në vendet e bllokut komunist. Më poshtë jepet i plotë materiali që është deklasifikuar që më 19 qershor të këtij viti nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Interesat tregtare
Cilat janë interesat ekonomike amerikane në Europën Lindore dhe Bashkimin Sovjetik?
Përfitimet ekonomike të Shteteve te Bashkuara shtrihen në marrëdhëniet tregtare me zonën e Lindjes dhe në të njëjtën kohë me ata që pranojnë përgjithësisht tregtinë e jashtme. Këto përfshijnë tregjet e huaja për mallrat amerikane, me ndikime pozitive për bilancin tregtar të SHBA-ve, për punësimin, furnizimin me materiale që nevojiten dhe produkte gjithnjë e më efektive që janë prodhuar kudo nëpër botë. Ndonëse tregtia e SHVA-ve me Lindjen është e vogël, krahasuar me totalin e tregtisë së jashtme, tregtia jonë ka pasur bilanc pozitiv (4.5 miliardë dollarë gjatë viteve 1971-1975) dhe ka ndihmuar në mënyrë thelbësore që të kompensojë deficitet në tregtinë e SHBA-ve me pjesën tjetër të botës gjatë viteve të fundit.
Tregjet lindore janë duke u bërë gjithnjë e më të rëndësishme për bujqësinë amerikane dhe eksportet bujqësore janë thelbësore për politikat e brendshme të bujqësisë që promovojnë prodhim të plotë. Eksportet jobujqësore amerikane drejt Lindjes mbeten ende në nivele modeste, megjithatë ne importojmë nga Lindja mallra dhe shërbime. Ekonomia amerikane nuk është e varur nga tregtia mes Lindjes dhe Perëndimit.
Interesat kombëtare
Sa të rëndësishme janë interesat amerikane për objektivat e saj kombëtare?
Progresi i interesave ekonomike amerikane në Lindje përgjithësisht mbështetet në arritjen e objektivave kombëtare amerikane. Tregtia e SHBA-ve me Lindjen, si edhe bizneset e tjera, në vetvete forcojnë ekonominë amerikane, pra, në këtë mënyrë, duke forcuar vendin në tërësi. Krijimi i marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të mira me Lindjen siguron lehtësira për vendet komuniste që të largohen nga gjendja e tyre e vetëbesimit (pavarësisë, në drejtim të një modeli të qëndrueshëm të ndërveprimit ekonomik me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin). Sigurisht, ky model nuk parandalon mundësinë e përplasjes, por ai e bën atë të nevojshme për politikëbërësit sovjetikë që të konsiderojnë kostot e mundshme, në kushtet ekonomike, duke kënaqur aventurat e tyre të jashtme agresive dhe ekspansioniste. Tregtia amerikane me Lindjen, gjithashtu, është një përgjigje ndaj nismave të Lindjes, refuzimi i të cilave mund të sjellë një ndikim negativ në marrëdhëniet politike mes Lindjes dhe Perëndimit. Zhvillimi i tregtisë amerikane me Europën Lindore ndihmon në reduktimin e pavarësisë së tyre ekonomike ndaj Bashkimit Sovjetik. Ndikimet pozitive të promovimit të interesave ekonomike amerikane rreth arritjes së objektivave të tjera kombëtare nuk janë të mjaftueshme që të hedhin poshtë interesat e sigurisë kombëtare, duke u shprehur në kufizimin e legjislacionit të eksporteve drejt Lindjes të artikujve dhe teknologjive, të cilat mund të kenë rritur në mënyrë domethënëse kapacitetin ushtarak lindor. Megjithatë, në vitin 1969, Kongresi miratoi planin e favorizimit të tregtisë mes Lindjes dhe Perëndimit, në arritjen e objektivave kombëtare amerikane, përmes heqjes së elementit kontrollues të eksporteve që mund të bëhen potencial ekonomik për vendet e Lindjes.
Raportet e bashkëpunimit
Si kanë qenë të përfshira gjatë dhjetë viteve të fundit interesat ekonomike amerikane?
Pasi tregtia amerikane me Lindjen ka pësuar zgjerime, SHBA-të kanë përfituar një interes më të madh në vendosjen e marrëdhënieve tregtare afatgjata më të qëndrueshme. Kjo është e vërtetë sidomos në sektorin e bujqësisë, ku shitjet e drithërave në tregjet e Lindjes janë bërë një element i rëndësishëm në tregtinë botërore. Në tregtinë e mallrave jobujqësore, një numër kompanish amerikane kanë vendosur marrëdhënie afatgjata me ndërmarrjet lindore, por janë shumë të pakta prodhimet amerikane që janë shpërndarë në tregjet lindore. Importet nga Lindja, të cilat janë rritur në ritme më të ngadalta sesa eksportet, janë më pak të rëndësishme për ekonominë amerikane. Tregtia Lindje-Perëdim përbën vetëm një përqindje të vogël të tregtisë botërore dhe pesha që Amerika zë në tregtinë e produkteve jobujqësore mes Lindjes dhe Perëndimit akoma është më e vogël.
Planet 10-vjeçare
Cili është projeksioni përgjatë dhjetë viteve të ardhshme
Eksportet bujqësore amerikane drejt Lindjes janë parashikuar të vazhdojnë në këtë nivel të lartë, ndoshta duke i kaluar nivelet e tyre të fundit, nëse aftësia e Bashkimit Sovjetik për të furnizuar me drithëra Europën Lindore vazhdon të bjerë.
Gjithashtu, shpresohet që të rriten edhe eksportet jobujqësore.
Konkurrenca SHBA-Bashkimi Sovjetik
Si do të reagojë SHBA përballë rritjes së sovjetikëve në ekonominë botërore, kur dihet se interesat ruse po shtohen te prodhimet, konsumi dhe tregtia e jashtme, ku po shënohen suksese në fusha të tilla si ushqimi dhe energjia?
Pasoja kryesore në vazhdimin e ekspansionit të shpejtë të tregtisë mes Lindjes dhe Perëndimit është ajo financiare. Tregtia Lindje Perëndim është orientuar në shkëmbimin monetar (kryesisht dollarë), të cilin vendet e Lindjes duhet ta sigurojnë përmes eksporteve të mallrave dhe shërbimeve drejt Perëndimit apo përmes huave. (Për Bashkimin Sovjetik, shitjet e arit janë të rëndësishme). Mallrat e prodhuara në Lindje nuk gjejnë me lehtësi blerës në Perëndim dhe eksportet lindore të materialeve janë të kufizuara nga problemet e prodhimit dhe rritja e kërkesës së brendshme. Të ardhurat nga sektorë të tillë si turizmi dhe shitjet, nuk kanë qenë të efektshme që të mbulojnë deficitet tregtare në Lindje.
Borxhet që Lindja i ka Perëndimit janë rritur në mënyrë të shpejtë që nga viti 1974. Eksportuesit perëndimorë dhe institucionet financiare nuk do të shtojnë pafundësisht kreditë për të mbuluar deficitetet e llogarive korrente të Lindjes. Për disa vende të Lindjes, nevoja për të marrë borxhe është tashmë një detyrim për kapacitetin importues dhe huadhënia në të ardhmen ka gjasa që të jetë më e kufizuar.
Legjislacioni amerikan po përballet me shtrëngesa, duke përfshirë gjithashtu amendamentin Xhakson-Vanik dhe amendamentin Stevenson, duke ndaluar dhënien e më shumë se 300 milionë dollarëve në drejtim të Eximbank apo kreditë e garantuara nga Bashkimi Sovjetik pa aprovimin e Kongresit. Shtrëngesat për shkak të sigurisë kombëtare janë reflektuar në sigurimin e Aktit të Administrimit të Eksportit për eksportin te vendet komuniste të mallrave apo teknologjisë që përbëjnë një kontribut domethënës për potencialet e tyre ushtarake. Biznesmenët amerikanë duhet t’iu qepen në mënyrë më agresive tregjeve të Lindjes nëse rritet prania amerikane në tregtinë mes Lindjes dhe Perëndimit. Nëse lëkundjet e qeverisë apo publikut amerikan në lidhje me tregtinë Lindje-Perëndim janë parë nga biznesmenët si armiqësore apo helmuese, kompanitë amerikane do të jenë më pak të angazhuara për veten e tyre që të vendosin marrëdhënie afatgjata me ndërmarrjet lindore.
Vijon në numrin e ardhshëm
6 Nentor 2008