Del Santo: “Berluskonin do ta rrëmbeja me gjithë qejf”
Lori de Santo nuk mbaron asnjëherë duke befasuar. Pasi ka dashuruar me Erik Kepton, Dodi A Fajed Xhorxh Harison dhe Aldo Montano, si dhe pas firteve me futbollistë e sportistë të ndryshëm të njohur, ajo tashmë deklaron në një emision tv se do të ishte gati që t’i rrëmbente burrin Veronika Larios. Pra objekti i saj i dëshirës këtë herë duket se është shumë më lart nga të tjerët, kryeministri i Italisë dhe një ndër njerëzit më të pasur të Europës, Silvio Berluskoni. Ai për Lorin duket shumë simpatik dhe joshës. “Mund edhe të martohesha me një burrë të tillë” – thotë ajo. Del Santo ka flirtuar dhe në ta kaluarën e ka pasur mjaft histori me burra të pasur e të pushtetshëm, VIP-a të artit dhe sportistë seksi, tashmë ka nisur të çojë ndërmend idenë që të hedhë rrjetat më thellë, për të zënë një kryeministër! “Me Beruskonin nuk kam pasur asnjë histori. Ai më pëlqen sepse gjithmonë është treguar zotëri me mua”, -thotë ajo duke shpjeguar se është aq e tërhequr nga Silvio, sa do të qe e gatshme ta rrëmbente nga e shoqja dhe të martohej për vete me të.
Të ketë dhe Berluskoni fatin e Anjelit, të cilin Del Santo e ndau nga e shoqja dhe e mori për vete? E ndërsa Lori shfaq rezerva për ish të dashurin e saj Dodi El Fajed, për të cilin thotë se “E kam pasur madje të dashur, para se të lidhej me Ledi Dianën, por ai kishte një zakon të keq, që e donte femrën pa shumë pretendime”, për Berluskonin Lori shprehet vetëm me superlativa e admirim. “Më argëtojnë shumë batutat e tij, është i vetmi burrë me të cilin mund të shkoj për pushime dhe të mos mërzitem. Është i pasur, i pjekur dhe vlerëson luksin e komoditetin. Tamam burri që bën për mua”.
13 Gusht 2008