E Diel, 1 Nëntor 2026

Kontratat me ISKSH-në, kriteret që duhet të plotësojnë farmacitë dhe agjencitë



Farmacitë apo agjencitë duhet të plotësojnë disa kritere për të pasur kontratë me ISKSH-në. Farmacia/agjencia, së pari duhet të jetë e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe të plotësojë të gjitha kushtet teknike të ruajtjes së barnave, si në momentin e licencimit dhe duhet të jetë e regjistruar pranë organit tatimor.
Farmacia/agjencia duhet të ketë llogari bankare, si dhe të ketë gjendje jo më pak se 60 % të barnave të listës së barnave që rimbursohen. Ndërsa, drejtuesi teknik i farmacisë duhet të drejtojë dhe të punojë vetëm në farmacinë/agjencinë për të cilën është licencuar. Farmacia/agjencia duhet të plotësoj disa kritere, ku një ndër të cilat është edhe domosdoshmëria për t’u pajisur me frigoriferë për ruajtjen dhe tregtimin e barnave termolabile. Këto barna e kanë të nevojshme që të ruhen në temperatura të caktuara, pasi në të kundërt do të bëhen të dëmshme për shëndetin e personave që do t’iu duhet t’i konsumojnë. Farmacia/agjencia është e domosdoshme të jetë e pajisur me kasafortë të fiksuar në mur betoni për ruajtjen e barnave narkotike dhe helmet, kur ajo është e licencuar duhet t’i tregojë kushtet në lidhje me kasafortën. Njëkohësisht, farmacia kërkohet të jetë e pajisur me kompjuter për të realizuar kompjuterizimin e të dhënave sipas programeve të përgatitura nga ISKSH-ja. Kur farmacisë/agjencisë, për periudhat e mëparshme të kontraktuara nuk i është zgjidhur kontrata në më shumë se një herë për shkeljet e disa kritereve të kontratës, përkatësisht për recetë apo faturë fiktive etj, atëherë quhet shkelje. Kriter tjetër është që farmacia nuk duhet të zbatojë kriteret në mënyrë të njëanshme. Ndërsa kontrata nuk lidhet me agjencitë farmaceutike në qytetet dhe fshatrat ku ka farmaci me kontratë. Këto kritere janë të domosdoshme për t’u zbatuar nga të gjitha farmacitë, në të kundërt ISKSH-ja merr masa ndaj farmacive me të cilat ka lidhur kontratë.

13 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›