E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Hilton braktiset nga i dashuri



Paris Hilton duket se është braktisur nga i dashuri, këngëtari Benxhi Maden. Ndërkohë që priteshin festa dasme, lindjeje, etj., duket se gjithçka është hedhur në erë. Trashëgimtarja e pasur dhe seksi kësaj here rrezikon të përfundojë në faqet e gazetave në rubrikën e “zemrave të thyera”. Sipas shtypit francez, Benxhi është lodhur në kulm me të qenurit gjithmonë protagoniste nga ana e Paris Hiltonit dhe pas dhjetra zënkash e debatesh mes tyre më në fund ka vendosur që ta lërë fare të dashurën e tij. E jo vetëm kaq, ai nuk ka pritur aspak të kalojë koha por është ngushëlluar me një tjetër femër. Ish të dashurën e tij aktoren Sofi Monk. Në anën tjetër Parisi është ngushëlluar duke u marrë me shooping dhe duke dalë me miqtë dhe shoqërinë e saj. Por edhe ajo nuk është se nuk ka me kë të ngushëllohet. Sipas një tjetër reviste thashethemesh, burri që sillet rrotull Hiltonit quhet Kris Deulf, është 42 vjet dhe i martuar. Ai njihet se ka krijuar “MySpace”.

“Super-Paris”, si Spiderman bëhet personazh i fumetëve

Sa i përket Paris Hiltonit ajo duket se nuk lodhet asnjëherë së bëri gjëra të veçanta dhe duke eksperimentuar hapësira të reja.
Është kandiduar madje me ironi edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku ka lënë në ueb edhe një spot kundër Mc Cain, gjithashtu ka bërë mjaft kalendare, poza erotike, e skandale... Kësaj here Paris shfaqet në një botë tjetër, atë të revistave me tregime të ilustruara (fumete) dhe vjen si një super-heroinë. Ndoshta do të bëhet dhe film i animuar. Madje burimet pohojnë se në Mtv do të bëhet një film me kartona të animuar i frymëzuar nga Paris Hilton. Paris tashmë do që të pushtojë edhe botën e fantazisë e të fëmijëve. Në fakt ajo është protagoniste edhe në një musikal horror ku 27-vjeçarja interpreton rolin e një vajze të droguar.

13 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›