E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del makina nga rruga, vdes i riu

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur dje në mesditë në qytetin e Bulqizës, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 22-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Gurra e Kuqe", 1 kilometër larg qytetit. Makina tip "Benz" me pronar G. Duriçi, me targa BZ1856A ka dalë jashtë rrugës duke hedhur në një distancë 30-40 metra 22-vjeçarin Roland Shira, që po udhëtonte në këtë makinë dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme. I aksidentuari edhe pse është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, nuk ka mundur të shpëtohet, pasi sipas mjekut Tahir Alku, 22-vjeçari ka ardhur në spital pa asnjë shenjë jete. Mjekët kanë konstatuar një "frakturë të bazës trunore".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›