E Shtunë, 31 Tetor 2026

I moshuari qëllon gruan me pushkë

Ende nuk dihen motivet pse një 60-vjeçar në qytetin e Elbasanit ka dashur të vrasë bashkëshorten e tij me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 8:30, kur sipas burimeve të policisë, 60-vjeçari Veli Beqiri ka goditur me armë zjarri dy herë bashkëshorten e tij, Sh.Beqiri, 56 vjeç, banorë të lagjes "5 Maji". Sipas burimeve policore, 60-vjeçari Beqiri ka qëlluar dy herë gruan e tij me pushkë gjysmautomatike model 56, duke e plagosur atë rëndë. Fqinjët kanë dëgjuar krismat e armës dhe kanë lajmëruar uniformat blu, të cilat kanë arrestuar 60-vjeçarin dhe sekuestruar pushkën si provë materiale. Gruaja 56 vjeçe ndodhet në spitalin kirurgjikal të Elbasanit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›