E Diel, 1 Nëntor 2026

Del makina nga rruga, vdesin dy adoleshentë

 

FIER - Dy adoleshentë humbën jetën mbrëmë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Fier. Marjus Kaçeli, 17 vjeç dhe Eriglen Prifti, 18 vjeç, u aksidentin në një rrugë dytësore të fshatit të tyre, Marinzë të komunës Zharbes. Sipas policisë, adoleshentët kanë qenë duke ecur me shpejtësi tepër të madhe kur mjeti i tyre ka dalë nga rruga. Për pasojë ata përfunduan në një kanal. Mësohet se drejtuesi i mjetit, 17-vjeçari Kaceli ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa shoku i tij ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital. Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 21:45. Menjëherë pas sinjalizimit të dhënë për këtë aksident të rëndë, blutë mbërritën në vend dhe kryen veprimet procedurale. Sipas ekspertëve të qarkullimit dhe të grupit hetimor, në bazë të hetimeve paraprake rezultoi se shkak i këtij aksidenti të rëndë me pasojë vdekjen e dy të rinjve kishte qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Mësohet se kjo rrugë është mjaft e amortizuar, çka hedh dyshime edhe në këtë pistë si shkak të ngjarjes së rëndë.                                                                  m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›