Del mjeti nga rruga, plagosen 2
10/07/2009 Po ecnin me shpejtësi
SHKODER- Shpejtësia tej normave të lejuara është bërë shkak i daljes së një automjeti nga rruga. Për pasojë mjeti ka përfunduar në një kanal duke shkaktuar dëmtime të rëndë tek personat që ndodheshin brenda tij. Sipas burimeve policore, aksidenti automobilistik ka ndodhur në orët e para të pasdites së djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Dy persona kishin që duke ecur me shpejtësi të madhe. Sapo kanë arritur në vendin e quajtur “Ura e Dedë Gjo Lulit” në rrugën e Velipojës, drejtuesi i mjetit nuk ka mundur dot të marrë kthesën dhe ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Për pasojë janë dëmtuar dy bashkëmoshatarë 35-vjeçarë që ishin nisur për t’u larë në plazhin e Velipojës. Kalimtarët e rastit kanë lajmëruar policinë, e cila shkoi menjëherë në vendngjarje dhe bëri dërgimin e dy të dëmtuarve nga aksidenti në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës. Pas ndërhyrjes së mjekëve të këtij spitali, të dy personat janë jashtë rrezikut për jetën.