Del motori nga kontrolli përplasen me pemën
17/06/2005 Plagosen dy çunat e tezes
FIER – Një aksident automobilistik ka ndodhur në Seman. Për pasojë, janë plagosur rëndë dy shtetas.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Plazhi i Semanit tek ish-fabrika e tullave, në orët e vona të ditës së mërkurë.
Arben Remi dhe Endri Sulaj, përkatësisht 18 dhe 17 vjeç, kushërinj me njëri-tjetrin (djem tezesh) banues në fshatin Daullas të Fierit, duke drejtuar motocikletën tip “Yamaha” pa targa dhe pa dokumente, kanë humbur kontrollin e saj, duke u përplasur pas një peme e më pas në asfalt, duke pësuar dëmtime të rënda.
Nga ana e policisë, e cila shkoi në vendngjarje, u kryen të gjitha veprimet e para heitmore në vendngjarje dhe nga konsultimet me mjekët u rezultua se shtetasi Arben Remi është në gjendje të rëndë, ndërsa disi më lehtë është shtetasi Endri Sulaj.
Materialet për këtë ngjarje iu kalaun Prokurorisë së rrethit për hetime të mëtejshme.