Shfrytëzoi “gruan” si prostitutë dënohet me 8 vjet heqje lirie

17/06/2005 Fatos Sakolli është dënuar dje në mungesë, ndërkohë që ka dhe një denoncim tjetër për të. U lirua nga apeli në 2000
BERAT - Gjykata e rrethit të Beratit ka dënuar dje në mungesë me 8 vjet burg 27-vjeçarin Fatos Sakolli, banor i fshatit Qereshnik, 16 km në veri të qytetit. Sipas vendimit, Sakolli është dënuar me 8 vjet heqje lirie, pasi është cilësuar si fajtor për e akuzën e shfrytëzim prostitucionit në rrethana rënduese.
Shkas për dënimin e 27-vjeçarit ka qenë një denoncim i bërë nga një vajzë e mitur, 17 vjeçe me iniciale M.S., banore e lagjes “1 Maj”, Kuçovë, pasi në vitin 1999 është deryruar të prostituojë, në një nga qytetet e Belgjikës.
Ndërsa dje pas 11 seancash trupi gjykues e ka vendosur dënimin në mungesë e me 8 vjet burg për 27-vjeçarin, i cili ka në vazhdim të gjykimit edhe një tjetër proces gjyqësor në gjykim për një denoncim me të njëjtën akuzë, nga një tjetër vajzë, të cilën dyshohet se e ka shfrytëzuar për prostitucion tre muaj në Itali, 4 vjet më parë.
Denoncimi parë
Shfrytëzimi i prostitucionit, për të cilën Fatos Sakolli mori dënimin me 8 vjet burg ka ndodhur në vitin 1999. Sipas denoncimit të bërë nga 17-vjeçarja M.S., në muajin shtator, të gati 6 viteve më parë, Sakolli është paraqitur në shtëpinë e vajzës dhe ka kërkuar të fejohet me të, por pa kaluar as 15 ditë i fejuari u ka thënë prindërve të ”së fejuarës” se do të shkonte në Perëndim me vajzën, pasi atje mundet të punonin dhe të rronin më mirë se në Shqipëri dhe pasi të bënin një dorë lekësh nga puna do të ndërtonin një shtëpi më mes të Tiranes, duke lënë Fatosi fshatin dhe vajza qytetin e Kuçovës. Por, sapo kanë mbërritur në shtetin e Belgjikës, çifti ka filluar të grindet, pasi vajza ka ngelur e zhgënjyer, pasi burri e ka detyruar që ajo të filloj zanatin e prostitucionit që në fakt, sipas denoncimit, vajza e ka kryer atë për një muaj, nga një deri më 30 tetor. Një ditë nga fundi i muajit, vajza ka arritur që t’i shpëtojë nga duart tutorit dhe ka mundur të largohet nga Belgjika, duke u strehuar në një shtëpi të Nënë Terezës, në Itali, dhe pasi është kthyer në Shqipëri para disa muajve së bashku me prindërit e saj ka shkuar në polici dhe ka bërë denincimin për tutorin e saj, Fatos Sakollin.
Denoncimi tjetër
Sipas burimeve nga gjykata e rrethit të Beratit mësohet se Sokol Sakolli tri vjet më parë ka qenë i akuzuar për të njëjtën akuzë nga një tjetër vajzë me iniciale L.B., madje ai ka qenë i dënuar me 12 vjet burg në vitin 2000 nga kjo gjykatë, si dhe ka qenë i arrestuar kur ka marrë dënimin. Por dënimi i parë është apeluar për në gjykatën e apelit në Vlorë dhe ajo pas gjykimit po në vitin 2000 ka kthyer dosjen në gjykatën e apelit dhe nga procedurat e gjata Fatos Sakolli ka mbushur afatin ligjor të mbi tre viteve të qëndrimit në qelitë e paraburgimit, gjë e cila ka detyruar gjykatën që ta liroj për plotësim të afatit ligjor të mbajtjes në paraburgim. Por sapo Sakolli ka dalë nga qelitë e policisë 27-vjeçari është larguar jashtë atdheut, ndërsa një tjetër denoncim ka mbërritur për tutorin e vajzave, të cilat sipas denoncimeve të tyre në polici, Sakolli i mashtronte se do t’i merte për grua dhe sapo kalonte bregdetin shqiptar ai i detyronte “nuset ” të kryenin zanatin e prostitucionit. Madje, në denoncimin e parë, Fatosi mësohet se ka shkuar në shtëpin e L.B. së bashku me prindërit e tij, që në fakt kanë qenë të rremë dhe ka bërë fejesën në shtëpinë e vajzës në fshatin Roshnik, të Beratit, dhe më pas vajzën që mori për nuse e përdori për prostitutë në Milano të Italisë.