Këtë verë do të rinisë vrasja e qenve të rrugës
17/06/2005 Bashkia e Tiranës do të rinisë “fushatën” kundër qenve të rrugës. Ky institucion pritet të miratojë sërish vendimin e para dy viteve për vrasjen e qenve endacakë. Burimet pranë bashkisë shpjegojnë se zyrtarët lokalë po vlerësojnë rrezikun e madh që paraqesin kafshët endacake për banorët. Sipas burimeve, kohët e fundit është shtuar numri i pacientëve që paraqiten në Spitalin Infektiv me sëmundjen e leshmanjozës, të shkaktuar nga qentë e rrugës.