E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, banorët nisin procedurat pas marsit 2006

17/06/2005  Bashkia e Tiranës gati për miratim dhe sipërfaqet e zonave informale në tre njësi të tjera bashkiake

Banorët e zonave informale do të legalizojnë shtëpitë e tyre një për një, vetëm pas marsit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që bashkitë dhe komunat do të bëjnë gati studimet për miratim në KRT-të e tyre dhe më pas në atë të vendit, banorët kanë boll kohë që të përgatisin dokumentacionin. Bashkia lajmëron se në mars të vitit 2006 do të jenë dorëzuar të gjitha studimet urbanistike të zonave informale në KKRRTRSH, Këshillim Kombëtar të Rregullimit të Territorit. Konkretisht, pasi të miratohen studimet urbanistike të zonave informale, kryefamiljarët që kanë bërë vetëdeklarimin, duhet të bëjnë gati aktin e shitblerjes së tokës, dokumentin e regjistrimit të truallit në hipotekë, gent-planin e truallit ku kanë ndërtuar banesën.

Bashkia

Dy ditë më parë, KKRRTRSH miratoi kufijtë dhe sipërfaqen e zonave që do të legalizohen, në Allias, Fushë Aviacioni-Unazë e re dhe Kashar. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës dhe komuna Kashar do të kryej studimin urbanistik të zonës, ku do të përcaktohet ku do të jenë rrugët dhe rrugicat, rrjeti inxhinierik, i ujësjellësit dhe kanalizimeve, ku do të ndërtohet, shkolla, çerdhet, kopështet, këndet sportive dhe të tjera ambiente që do t’i shërbejnë komunitetit.

Ndërkohë, Bashkia po përgatit kufijtë dhe sipërfaqet ku do të shtrihen studimet urbanistike të njësive bashkiake 2, 3 dhe 6. Pra, zonat informale të Kombinatit, Laprakës, Kodra e Priftit dhe mbi Qytetin Studenti. Në mbledhjen e ardhshme të KRRT-së Tiranë do të miratohen këto zona, të cilat më pas do t’i paraqiten KKRRTRSH-së së vendit. Praktikisht mendohet që këto punë të mbarojnë pas zgjedhjeve të 3 korrikut.

Ndërkohë në Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUZI) kanë mbërritur dhe studime të tjera të sipërfaqeve që do të legalizohen.

Shpresa nga Bashkia e Tiranës

Konkretisht në ekspozitën e Bashkisë: “Informacion mbi Metropolin”, në seksionin e zonave informale shkruhet: “Procesi i legalizimit të zonave informale, ky proces do të ketë rezultate përfundimtare dhe qëllimi i ligjit do të nisë më 2006-ën. Do të përfshihen të gjitha ndërtimet pa leje të vetëdeklaruara, të cilat do të respektojnë studimet urbane pjesore, që do të miratohen për zonat informale dhe që do të zgjidhin problemin e pronësisë së truallit”.

Detaje mbi objektin për legalizim

Kur objekti për të cilin kërkohet legalizimi, ka projektues apo zbatues, janë deklaruar gjeneralitetet dhe numrat e licensave së tyre. "Adresa e truallit të ndërtimit", "Distanca nga aksi i rrugës". "Distanca nga trotuari" dhe "koeficienti i shfrytëzimit të truallit", janë plotësuar nga Njësia e Legalizimit

Dokumentacioni

Kontrata e shitblerjes e noterizuar

Harta e truallit

Vërtetimi i pronësisë nga ai që e shet

Certifikatë

Vetëdeklarimet

50 mijë formularë të tërhequr

30 mijë formularë të dorëzuar

Tre vjet për të legalizuar shtëpinë

Hapi i parë (koha 3 muaj)

24 janar 2004-24 mars 2005

Hapi i dytë përcaktimi i kufijëve të zonave informale (7 muaj)

Nëse kthehen mbrpsht për rishqyrtim (koha 4 muaj)

Hapi i tretë Hartimi i studimeve urbanistike koha(koha 6 muaj)

Hapi i katërt

Miratimi në KRTRSH (koha 4 muaj)

Nëse e kthen mbrapsht për rishqyrtim (koha 6 muaj)

Hapi i pestë

Legalizimi individual(60 ditë)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›