E Diel, 1 Nëntor 2026

Me kosën e barit, plagos djalin e xhaxhait dhe gruan e tij

17/06/2005  Zihen kushërinjtë për vijën e ujit

MALLAKASTER - Një vijë dhe një zorrë uji, janë bërë shkak për grindjen e dy kushërinjve të parë (djem xhaxhallarësh),

grindje e cila më pas ka degjeneruar deri në vepër të rëndë

penale. Dy të plagosur, burrë e grua, kanë qenë bilanci i kësaj grindjeje.

Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, mësohet se Muharrem Brahimaj, 39 vjeç, nëpërmjet një vije e një zorre uji, e ka çuar këtë të fundit në arën e vet, ndërsa i takonte tokës së djalit të xhaxhait të tij, Ramiz Brahimi.

Vija e ujit është marrë që nga rezervuari i fshatit dhe ishte paguar për Ramizin, ndërsa Muharremi ia ka marrë atë së bashku me zorrën e ujit.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kash të Mallakastrës, rreth 3 km larg qytetit të Ballshit.

Pas kësaj, Ramiz Brahimaj ka shkaur për t’ia marrë zorrën e ujit djalit të xhaxhait të tij, por ky, së bashku me të shoqen Anilën i kanë dalë përpara dhe e kanë kërcënuar që të mos afrohej, sepse do ta qëllonte.

Në këtë moment Ramiz Brahimi, 60 vjeç, ka rrëmbyer një kosë bari dhe me atë ka qëlluar kushëririn e tij në kokë dhe në krahë. Ka

ndërhyrë e shoqja për të shpëtuar burrin, por edhe ajo nuk i ka shpëtuar kosës së tij.

Menjëherë është lajmëruar policia, e cila mbërriti në vendngjarje dhe bëri arrestimin e shtetasit Ramiz Brahimaj, ndërsa janë dërguar në spitalin lokal burrë e grua të plagosur.

Sipas mjekëve, dy të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë, por

gjithsesi jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›