Del nga rreziku për jetën vajza 2 vjeçe që i mbijetoi tragjedisë
06/12/2011 Policia: Pati rrjedhje gazi gjithë natës, dhoma mori zjarr kur u ndez çelësi i dritave
TIRANË- Vogëlushja e vetme e mbijetuar nga tragjedia që preku familjen Spahiu, ku i vdiqën babai, nëna e motra, ka dalë përfundimisht nga rreziku për jetën. Ky lajmi i mirë që vjen mes kësaj ngjarjeje tepër të dhimbshme i ka ngushëlluar disi të afërmit pogradecarë të familjes së shuar nga gazi e zjarri. Policia e Tiranës, në një prononcim zyrtar të saj ka dhënë rezultatet e ekspertizës, duke vënë theksin se ka pasur rrjedhje gazi gjatë gjithë natës dhe ka mjaftuar një shkëndijë e vogël elektrike që mund të jetë shkaktuar edhe nga ndezja e çelësit të dritave, për të shkaktuar edhe zjarrin e madh. Hetimet u kryen nga komisariati nr.1 në kryeqytet, të cilat konstatuan se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Derhemi”, afër rrugës “Hoxha Tasim” rreth orës 01.15’ të së dielës. Nga kryerja e veprimeve procedurale në vendin e ngjarjes rezulton se, në ambientet e kuzhinës ndodhej një bombol gazi për gatim, e cila gjatë natës ka pasur rrjedhje, duke mbushur gjithë banesën me gaz. Si pasojë e një shkëndije elektrike (hapje të çelësit të dritave, celularë), ka shpërthyer masa e gazit, e cila ka sjellë djegien e banesës, si dhe djegien e pjesshme të viktimave. Nga çlirimi i gazit dhe tymit janë asfiksuar, ku dhe kanë gjetur vdekjen shtetasit (bashkëshort dhe fëmijë): Florida Xhaçka, 35 vjeçe, Genc Spahiu, 37 vjeç dhe Jona Spahiu, 4 vjeçe, si dhe ndodhet e shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën vajza e vogël e kësaj familjeje Dea Spahiu 1 vjeçe. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, si ngjarje aksidentale.