Plagosin policin për t’i marrë paratë
06/12/2011 Atentat 42-vjeçarit te “21 Dhjetori”, po transportonte lekë te një firmë private
Dy plumba Musait nga motori. Ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve
TIRANË- Të pamaskuar dhe krejt gjakftohtë, 2 persona që ecnin me motor qëlluan me armë zjarri në drejtim të një polici që sapo kishte zbritur nga makina, duke e plagosur rëndë. Nga burimet policore, efektivi i plagosur kishte me vete disa miliona lekë që do t’i dërgonte te një firmë private, ndaj është bërë objektiv i atentatorëve. Këtë version e përforcon edhe policia e Tiranës, e cila zyrtarisht përjashton plagosjen e policit me detyrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme në zonën e “21 Dhjetorit”, kur Dëfrim Musai, 42 vjeç, banues në Tiranë, efektiv i Policisë së Shtetit, u godit në afërsi nga dy persona që udhëtonin me një motoçikletë dhe të pamaskuar. Pasi kanë qëlluar dy herë në trupin e policit autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Musai u dërgua në Spitalin Ushtarak, ndërsa menjëherë në vendin ku ai u plagos mbërriti një grup ekspertësh, të cilët kryen hetimet paraprake, ku grumbulluan gëzhojat dhe morën dëshmitë. Të njëjtat burime policore thanë se e kanë identifikuar personin që qëlloi. Musai, deri pasditen e djeshme ndodhej në gjendje jo të mirë shëndetësore, në prag të një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndonëse thuhet se parametrat jetësore janë stabilizuar. Policia e përjashtoi plagosjen për shkak të detyrës, ndërsa thuhet se 42-vjeçari kishte një shumë të konsiderueshme parash me vete dhe po i çonte drejt një firme private.