E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtori i “Carrefour“ u vetëvar me rripin e tij

06/12/2011  Deklaratë e policisë së Tiranës

TIRANË- Policia e Tiranës jep detaje rreth vetëvarjes së drejtorit të “Carrefour”. Më datë 03 dhjetor 2011, ora 12.30, në rrugën “Budi”, pallati “Fasked”, në katin e dytë të banimit, është gjetur i varur në banjë shtetasi Xavier Charles Emile Thibonnet, 43 vjeç, me shtetësi dhe kombësi franceze, aktualisht rezident në Shqipëri, i punësuar Drejtor në Hypermarketin “Carrefour”. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore ke rezultuar se në trupin e viktimës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune. Gjithashtu nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe ajo e viktimës, nga grupi hetimor, është dalë në një mendim paraprak se shtetasi francez ka varur veten me rripin e pantallonave të tij. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale rripi, me të cilin ka varur veten dy kompjuterë Laptop, një telefon celular, i viktimës, si dhe një sasi parash. Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së rrethit gjyqësorë Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›