E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shkresa është e vitit të kaluar detyrimet i kemi paguar të gjitha”

06/04/2005  Prefekti përjashton arbitrarisht 16 firma nga tenderi për një shkollë

BERAT - Një sherr mes palësh për tender ka detyruar që forcat e policisë të hidhen në veprim. Ngjarja ka ndodhur dje në prefekturën e Beratit. Sapo kanë filluar procedurat e tenderimit në tenderin e hapur në ambientet e Qarkut për ndërtimin e një objekti shkollor, ka filluar edhe këmbimi i replikave të ashpra.

Kryetari i komisionit të prokurimit publik, Ymer Hoxha, bazuar në shkresën nr.2355 të dt.21.10.2004 që prefektuara i dërgon institucionit të Qarkut që 16 firmat e shënuara në këtë shkresë të mos marrin pjesë në tender, pasi kanë pa shlyer detyrimet e shtetit. Kjo shkresë ka bërë që disa firma të lihen jashtë pjesëmarjes në tender, dhe më pas nga firmat të filloj sherri mes komisionit dhe presidentit të firmës “Koloseu”, me president Jani Qose, sherr i cili u detyruan të vinin organet blu, por që nuk u ndërhy për arsye se kreu i firmës ka shkuar për të takuar prefektin.

Më pas komisioni i prokurimeve publike ka vazhduar punën me pranimin e dokumenteve të firmave të tjera. Sipas burimeve zyrtare nga këshilli i Qarkut, deri tani në këtë institucion janë zhvilluar 14 tendera dhe nga firmat, që prefekti i Qarkut,

Thanas Proko, ka dërguar me shkresën nr.1147, dt.21.12.2004, nuk janë pranuar në dorëzimin e dokumenteve për të marrë pjesë në tenderin ku kanë kërkuar të konkurrojnë.

Flet Jani Qose, konkurrent i përjashtuar

“Veprim i paligjshëm, vjen erë korrupsion”

Duket se me këtë procedurë tenderimi nuk kanë qenë dakord edhe firma të tjera, të cilat kanë dashur të prononcohen për gazetën. Sipas kreut të firmës “Koloseu”, Jani Qose, mësohet se “shkresa e dërguar nga prefekti, e cila mban dy numra protokolli dhe dy data të ndryshme, duket se përdoret e qëllimshme nga institucioni i Qarkut. Kemi dokumente, të cilat tregojnë të kundërtën e asaj që thotë prefekti në shkresën e tij dhe që përdoret e qëllimshme për arsye se ajo daton për vitin e kaluar dhe të gjtha firmat i kanë shlyer detyrimet me shtetin. Për këtë kemi shkresa që e vërtetojnë dhe nga lëshimi i shkresës për ndalimin e firmave për të mos marrë pjesë në tenderat. Kanë kaluar 6 muaj gjatë kësaj kohe thuajse të gjitha firmat kanë likuiduar detyrimet e shtetit edhe për arsye se këtë muaj u riprodhuan dokumentet e licencës dhe askush nuk të lejon që të ribësh dokumentet pa likuiduar detyrimet fiskale të vitit të kaluar. Ndaj, them se ky veprim i paligjshëm për muan vjen erë korrupsion, ka pohuar Qose, i cili ka shtuar se do të hedh në gjyq istitucionin që i privon të drejtën për pjesëmarje në tender në një kohë kur është i rregullt me dokumente.

Ymer Hoxha, kryetari i komisionit të tenderimit

“Firmat debitore nuk pranohen”

Sa tendera keni zhvilluar?

Deri tani janë zhvilluar rreth 14 tendera për ndërtimin dhe rikonstruksionin e disa objekteve shkollë, rrugëve dhe objekte të tjera. Të gjitha firmat që janë paraqitur për t’u pajisur me dokumente i kanë marrë dhe sipas procedurave të përcaktuara në ligj janë paraqitur edhe në zhvillimin e tenderit. Madje, firmat kanë marrë dokumente dhe janë paraqitur në të dy llojet e tenderave, në tenderat e kufizuar dhe në tenderat e hapura pa asnjë lloj pengese nga Qarku.

Pse disa firma janë përjashtuar nga pjesëmarja në tenderin më të fundit?

E thash edhe më parë, deri tani kemi bërë 14 tendera. Deri tani në tre prej tyre nuk janë pranuar dokumentacionet e firmave që janë debitore më shtetin.

Ku bazoheni ju në këtë përjashtim?

Bazohemi në dokumentet që ka dërguar prefekti i Beratit në qarkun tonë me anën e të cilës kërkon që të eliminohen nga konkurrimi 16 firma, të cilat janë debitore në shtet, pra nuk kanë paguar detyrimet e shtetit.

Kush janë firmat e përjashtuara?

Janë shumë mes tyre firma “Koloseu”, e cila pretendon se ka paguar detyrimet, por ne nuk kemi shkresën e prefektit që ta fusnim në tender të hapur ndaj dhe nuk ja pranuam dokumentet.

Si e merrni për bazë shkresën e prefektit ku ajo daton para 6 muajve të vitit të kaluar?

Tani për tani, atë shkresë kemi, asaj i bazohemi duhet që vetë firmat të sqarojnë qëndrimin e tyre financiar dhe të dërgojnë pranë këtij istitucioni dokumentet përkatëse që të mos krijohen përplasje dhe të mos krijohen sherre si ai i sotmi, të cilin nuk e lejuam të prishet tenderi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›