Orteku, prej dy javësh, izolon zonën
06/04/2005 SKRAPAR - Sërish janë bllokuar dy komunat e rrethit të Skraparit, ajo e Gjerpsit dhe e Zhepës, nga një ortek i rënë dy javë më parë në afërsi të fshatit Zaloshnje, i cili ka zaptuar 50 m gjatësi dhe 4 m lartësi të rrugës. Në këto kushte, banorët e komunave, por edhe pushtetarët lokalë të këtyre komunave, detyrohen që të udhëtojnë për më se 250 km rrugë Gramsh–Elbasani-Rrogozhinë- Lushnjë për të mbërritur në Berat, për të prezantuar hallet e tyre.
Megjithëse kohën e konsiderueshme që prej rënies së ortekut, ende askush nga strukturat vendore dhe të Qarkut, që kanë në juridiksionin e tyre mirëmbajtjen e rrugës rurale, që lidhë qendrën me komunën, nuk kanë bërë asnjë përçapje për të dërguar ndonjë mjet për të hapur rrugën.
Masa e dheut së bashku me inerte të tjera, të cilat kanë bllokuar rrugën, është një shkarje në një gjatësi mbi 2500 metra tokë nga mali dhe në segmentin rrugor ka krijuar një bllokim të tij.