E Hënë, 2 Nëntor 2026

Del nga rruga autovetura,një i vdekur pesë të plagosur

06/05/2005  Aksident në aksin Elbasan-Metalurgjik

ELBASAN - Dalja nga rruga e automjetit ka sjellë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e 5 të tjerëve, mes të cilëve tre punëtorë të metalurgjisë në Elbasan.

Rreth orës 20.45 të mbrmëjes së mërkurë, në autostradën Elbasan– Metalurgjik, në vendin e quajtur ura me mbikalim, automjeti tip “Benz”, me targë EL 5765 B, i drejtuar nga shtetasi Edmond Tafa, 51 vjeç, me banim në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin Kujtim Gjata, 34 vjeç, me banim në lagjen “Skënderbej”.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur shtetasit Reshat Bilali, 52 vjeç, me banim në lagjen “5 Maji”, Shefqet Musta, 50 vjeç, me banim në lagjen “Vullnetari”, Kastriot Jaupllari, 45 vjeç, me banim në lagjen “28 Nëntori”, si dhe drejtuesi i automjetit Edmond Tafa dhe gruaja e tij Rajmonda Tafa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›