Përplaset me pemën, digjet me gjithë makinë
06/05/2005 Aksident i rëndë, vdes 34-vjeçari
SARANDE – Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën Butrint–Vrinë, paraditen e djeshme në këtë segment rrugor.
Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga, duke u përplasur me një pemë, 200 metra në dalje të fshatit Vrinë. Pas përplasjes me pemën, nga shpejtësia e madhe makina ka marrë flakë.
Nga flakët është prekur dhe drejtuesi i automjetit, Emiliano Lala, 34 vjeç. I riu është nxjerrë nga flakët nga disa të rinj, që po udhëtonin me automjetin e tyre në këtë rrugë. Ai është transportuar menjëherë pas aksidentit për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal të Sarandës, “Petro Nako”. Edhe pas kësaj ndihme, 34-vjeçari nuk ka mundur të mbijetoje nga djegiet e shumta të marra në trup.