E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del nga rruga mjeti, përplas për vdekje një shtetas

13/12/2008  Plagosen dhe dy të tjerë

BERAT- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 54-vjeçari dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tij ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Beratit. Një mjet tip fuoristradë që udhëtonte në drejtim të qytetit mësohet të ketë devijuar nga rruga dhe për pasojë ka aksidentuar rëndë tre persona që ndodheshin në anë të saj, duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre. Aksidenti ndodhi rreth orës 16:30 në aksin rrugor Berat- Urë Vajgurore në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”. Mjeti tip foristradë sipas burimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se udhëtonte drejt qytetit të Beratit në kohën që ka devijuar nga rruga dhe ka aksidentuar tre persona që ndodheshin në anë të saj. Elmaz Gishi, i afërmi i tij, Hymnir Gishi, së bashku me të njohurin e tyre, Rexhep Marra, të tre banorë të fshatit Lapardha, mësohet se janë përplasur me mjeti që devijoi nga rruga dhe janë aksidentuar rëndë. Por, fatal aksidenti ka qenë për 54-vjeçarin Elmaz Gishi. Personat e rastit mësohet t’i kenë dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, duke i dërguar për ndihmë shëndetësore pranë spitalit të Beratit. Burime pranë repartit të Kirurgjisë pranë këtij spitali bëjnë me dije se rreth orës 16:40 ka mbërritur i vdekur pa mundur të marrë ndihmën e parë shëndetësore 54-vjeçari Gishti. Policia identifikoi mjetin tip fuoristradë Land Rover, me targa BR: 18 57 B, që drejtohej nga Alfred Hoxha, 48 vjeç. Ky i fundit, banor i qytetit të Kuçovës mësohet se udhëtonte i vetëm në mjet është shoqëruar menjëherë për në dhomat e paraburgimit dhe është duke u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›