Del nga shinat treni i ngarkur me gaz

27/04/2005 Rreziku i shpërthimit kërcënon banorët
SHKODER - Një tren me vagona çisternë, të mbushura me gaz butan ka dalë jashtë shinave, duke vënë në rrezik një numër të madh fshatrash dhe banorësh të rrethinave të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:30. Fatmirësisht, deri më tani nuk ka patur asnjë viktimë nga ngjarja e ndodhur, gjithësesi organet zyrtare të drejtorisë së përgjithëshme të hekurudhave dhe ato të zjarrfikëseve kanë thënë se, po bëjnë gjithçka që mundin, për ta mbajtur situatën nën kontroll. Çisternat me gaz kanë dalë nga shinat, për shkak të amortizimit të hekurudhës sonë.
Vagonët
Sipas burimeve zyrtare të strukturave të hekurudhave dhe zjarrfikëseve, bëhet fjalë për një tren të ardhur nga Kroacia, i cili kishte të ngarkuar për të transportuar 400 ton gaz të lëngshëm butan në vendin tonë, për llogari të firmës private shqiptare “Mare Oil”. Treni i nisur nga Zagrebi, me destinacion stacionin hekurudhor të Vorës, kishte 12 vagona çisternë, 4 nga të cilët kanë dalë jashtë shinave në kilometrin 107, rreth 3 km nga stacioni hekurudhor i qytetit të Shkodrës. Menjëherë pas daljes së vagonave nga shinat dhe përmbysjes së tyre, është lajmëruar policia dhe zjarrfikësat, për të qënë të gatshëm në rast të ndonjë shpërthimi. Organet kompetente kanë shkuar menjëherë në vend ngjarje, ku kanë parë dhe njërin nga vagonët çisternë, që kishte një rrjedhje të vogël, ndërkohë që era e gazit kishte filluar të përhapej. Fatmirësisht rrëzimi dhe dalja e vagonave nga shinat, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz, por rreziku i shpërthimit të gazit, i ka alarmuar banorët e fshatit Stom Golem, të cilët fillimisht nuk kanë qenë në dijeni të rrezikut, që mund t’i kanosej nga shpërthimi i mundshëm i çisternave, por më pas gjatë orëve të para të drekës, lajmi për mundësinë e ndonjë shpërthimi është përhapur me shpejtësi, dhe vetë banorët kanë lajmëruar mediat për këtë rrezik, që i kanosej.
Ndërhyrja
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë drejtori i shfrytëzimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, Petraq Pano, specialistë të Drejtorisë së Hekurudhës shqiptare dhe drejtori i zjarrfikësave, Dedë Zhivani. Si shkaktar i kësaj ngjarjeje, mendohet se ka qenë rrjeti i amortizuar i kësaj linje, por deri tani nuk është bërë asnjë prononcim zyrtar në lidhje me këtë fakt. Lidhur me këtë ngjarje do të ngrihet një grup verifikues pune me specialistë të kësaj fushe. Linja hekurudhore, ku ndodhi aksidenti i djeshëm është dhe e vetmja linjë hekurudhore ndërkombëtare Shqipëri-Mal i Zi, që shërben për të lidhur Shqipërinë me të gjithë shtetet e tjera të botës.
Sipas specialistëve është dëmtuar krejtësisht 200 m linjë hekurudhore, ku dhe traseja me trarët janë shkatërruar plotësisht, ndërsa lidhur me ngjarjen specialistët pohojnë se gjendja tepër e mirë e çisternave ka shpëtuar, që ato të mos shpërthejnë, duke shmangur një katastrofë të madhe.
Flet Petraq Pano, drejtori i shfrytëzimit pranë DPHSH-së
“Ngjarja ndodhi për shkak të hekurudhës së amortizuar”
Pasi ka parë së bashku me specialistët e fushave të tjera, gjendjen dhe rrezikshmërinë e çisternave të rëna, dje drejtori i shfrytëzimit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave, Petraq Pano është shprehur se “janë marrë të gjitha masat për mënjanimin e rrezikut, duke filluar me vagonat çisternë të parrëzuar, të cilët janë tërhequr me anë të një lokomotive tjetër, për t’u dërguar në stacionin hekurudhor të Vorës, si dhe janë marrë të gjitha masat për të bërë heqjen e gazit të lëngshëm butan nga vagonat e rrëzuar, në mënyrë që të eliminohet shpërthimi i tyre”. Sipas Panos, “rrjedhjet e vogla që janë krijuar nuk paraqesin shqetësim për rrezik shpërthimi”.
Ndërsa për shkakun e daljes së vagonave nga shinat, ai shprehet se “shpejtësia e trenit nuk ka qenë shkaktare, pasi treni ka qenë duke ecur me 20 kilometra në orë”.
Flet Dedë Zhivani, drejtori i zjarrfikësve
“Rreziku në rast shpërthimi, i përmasave katastrofike”
Lidhur me rrezikun që mund të sjellin çisternat nga një shpërthim i mundshëm i tyre, drejtori i zjarrfikësave Dedë Zhivani, shprehet se “rreziku në rast shpërthimi është i përmasave tejet të mëdha, por fillimisht për të eliminuar ndonjë katastrofë të mundshme, zjarrfikësat do të jenë në gadishmëri të plotë, deri në eliminimin e plotë të rrezikut të shpërthimit të flakëve”.
Por, përveç kësaj ai shprehet se “duhet të merren edhe masa paraprake, ku fillimisht duhet të ndalohen banorët, që të kalojnë afër zonës, si dhe duhet të evakuohen banorët nga shtëpitë e tyre, të paktën në një rreze prej 500 m”. Ndërkohë nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave shqiptare është dhënë urdhër, që të bllokohen të gjitha importet dhe eksportet me jashtë nëpërmjet linjës hekurudhore.