E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhen 5 milionë lekë në dyqanin e celularëve

27/04/2005  Policia nuk identifikon autorët

BERAT - Një dyqan me paisje të telefonisë celulare ka rënë preh e vjedhjes mesnatën midis të hënës e të martës në Berat, ndërsa policia ka nisur hetimet për indentifikimin e autorëve.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se dyqani i shtetasit Anesti Copi, në lagjen “22 Tetori”, është vjedhur nga persona ende të paindentifikuar. Pronari i dyqanit e ka konstatuar vjedhjen në momentin, që ka hapur dyqanin rreth orës 08.00 të ditës së djeshme dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e policisë. Ekspertë të komisariatit të policisë lokale, pas hetimeve të para, kanë bërë të ditur se, vjedhja është realizuar me thyerje. Autorët kanë shqyer një pjesë të qepenit dhe më pas kanë mundur lehtësisht të futen në dyqanin me aksesorë celularësh.

Nga verifikimet e kryera pronari i dyqanit, ka deklaruar se sasia e mallit të vjedhur, llogaritet në 15 celularë të tipeve të ndryshme, një sasi numërash kartash telefonike dhe aksesorë të tjerë. Shuma e llogaritur arrin në rreth 5 milionë lekë (të vjetra). Burime të policisë bënë të ditur se ende nuk ka identifikuar hajdutët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›