“Prezantohuni në internet për investitorët e huaj”
27/04/2005 Binjakëzimi Shkodër-Dortmund
SHKODËR – Në bashkinë e Shkodrës ka ardhur dje një delegacion nga qyteti i Dortmundit të Gjermanisë, i cili përbëhej nga eksperti i shërbimeve komunale në bashkinë e Dortmundit, Ulrich Finger, si dhe kryetari i bashkisë i një prej distrikteve të Dortmundit, Sasha Maden. Qëllimi i këtij delegacioni ishte marrja e një informacioni në lidhje me qytetin e Shkodrës, në kuadrin e një projekti afatgjatë të quajtur “Shkodra-Dordmund”.Gjatë diskutimeve ndërmjet përfaqësuesve të ardhur nga Gjermania dhe drejtorët e drejtorive të bashkisë, doli në pah se projekti konsiston në një bashkëpunim në të gjitha fushat. Për t’u theksuar është fakti i dalë nga përfaqësuesit gjermanë, se qyteti i Shkodrës, nuk njihej nga gjermanët e Dortmundit dhe se ishte interesimi i madh i GTZ-së dhe Bashkisë Shkodër, që bëri të mundur tërheqjen e vëmendjes, për të krijuar një binjakëzim me këtë qytet. Përfaqësuesit gjermanë u njohën me resurset e mëdha që gjenden në këtë rreth, të rrethuar nga liqeni, lumenjtë dhe detin si dhe me problemet më shqetësuese, që po kalon qyteti, të cilat iu prezantuan nga nënkryetarja e bashkisë, Voltana Ademi. Pasi u njohën me resurset e shumta, që ofron Shkodra dhe sidomos në mundësitë e mëdha për zhvillimin e fushës së turizmit, për të cilën gjermanët janë mjaft të interesuar, miqtë u shprehen se është e nevojshme që do të punohej në mënyrë që zyrat turistike të Shkodrës të prezantohen në Gjermani. Ata gjithashtu u shprehën optimistë në hartimin e projekteve dhe prezantimin e tyre në Gjermani, që do të jetë si një hap i parë i një pune voluminoze, në fushën e bashkëpunimit, që do të sjellë patjetër rezultate të dukshme, por fillimisht mendonin ata, duhet të bëjmë një prezantim sa më dinjitoz në internet, duke i shpalosur të gjitha resurset që ofron Shkodra. Përveç takimit në Bashkinë Shkodër, u zhvilluan edhe tre takime të tjera. Njëri prej tyre ishte në Dhomën e Tregtisë, që kishte si qëllim mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve respektive si dhe tërheqjen e investitorëve gjermanë në Shkodër, ndërsa dy takimet e tjera u zhvilluan në universitetin ”Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës dhe në gjimnazin “28 Nëntori”, pasi bashkëpunimi synon që të shtrihet edhe në fushën akademike.