E Diel, 1 Nëntor 2026

Katërnjakët, infeksion e diare, shtrohen në spital

27/04/2005  Familja Çala, ripërsërit sinjalin SOS

BERAT - Katërnjakët e familjes Çala nga fshati Rërëz, komuna Kutalli në rrethin e Beratit, kanë mbërritur në spitalin rajonale, ku janë shtruar pas disa shqetësime të shfaqura prej tyre. Sipas burimeve të spitalit, mësohet se infeksion dhe diareja është shfaqur te dy nga katër vocërrakët, por në raste të tilla sipas prindërve të tyre, të katërt ata shoqërojnë njëri-tjetrin kudo ku shkojnë ashtu edhe në spital, si në rastin e djeshëm. Nëna e tyre, Lindita Çala, ka thënë se nuk janë në gjendje që t’u shërbejnë fëmijëve në ato kushte, kur tetë persona rrinë në një dhomë atje në fshat. Pavarësisht se dy nga katër fëmijët janë konstatuar me shënja të infeksionit, kushtet në të cilat ata jetojnë mund të sjellin shfaqjen e kësaj sëmundje më vonë, duke qenë se tashmë sipas mjekëve janë në fazën e fshehtë të saj. Jetesa në një dhomë fshati me tetë banorë, krijon probleme jo vetëm të infeksioneve, por edhe të tjera shqetësime për arsye ajrosjeje, frymëmarrje, pastërti etj, saktësojnë mjekët. Sipas mjekut pediatër infeksionist, Jashar Buba, mësohet se, “dy nga fëmijët kanë probleme infeksioni, ndërsa ka mundësi që ky infeksion të shfaqet edhe te dy të tjerët”.

Sipas tij, “në kushtet e fshatit kur mjelin bagëtitë apo jetohet në një dhomë tetë frymë, doemos nuk mund të shmangen infeksione”.

Në kushtet, kur familjes Çala iu premtuar shumë si nga ministria e Çështjeve Sociale dhe pushteti vendor, në ndihmë të katërnjakëve dhe të familjes së tyre, që është e angazhuar gjithë kohën, që të shërbej për ta nuk kanë mbërritur veçse disa qeska me bebelino, krevata dhe disa veshje të pakta, të cilat vetëm për përmirësimin e kushteve të këqia të shtëpisë, ku ata jetojnë dhe kanë filluar të rriten nuk ndikojnë fare. Tashmë që fëmijët kanë përfunduar në spitalin e Beratit, akoma pa ndodhur gjë për shëndetin e tyre, prindërit kanë lëshuar sinjalin SOS, për të mos humbur asnjë jetë të fëmijëve, që tashmë kanë mundësi që të jetojnë. Katërnjakët e familjes Çala, lindën në 22 janar të këtij viti në maternitetin e Beratit. Megjithëse ata lindën në gjendje të mirë shëndetësore, familjes ju desh që për rreth një muaj, t’i mbante ata në spital, pasi ju mungonin kushtet në shtëpi. Pas daljes nga materniteti, disa ndihma të shkëputura kanë mbërritur në familjen Çala, e cila ka nevojë për më shumë, pas dyfishimit të numrit të pjesëtarëve të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›