Del nga shtrati Osumi, përmbyten 15 banesa
Berat
Shtimi i prurjeve të lumit Osum në qytetin e Beratit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të javëve të fundit ka bërë që disa banesa në dalje të lagjes “30 Vjetori” të përmbyten nga uji. Mëngjesin e së shtunës, 15 banesa janë përmbytur nga uji i lumit, ndërkohë që pesë kasolle të komunitetit rom janë shkatërruar plotësisht. Pronarët e tyre kanë kërkuar ndërhyrjen e bashkisë së qytetit. Ata ankohen se uji u ka depërtuar brenda banesave, duke u prishur pajisjet elektro-shtëpiake. Ndërkohë që burime nga bashkia e këtij qyteti bëjnë me dije se është ngritur një grup i posaçëm pune për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga përmbytja në këtë lagje.
#